Zgjedhorja Rama-Basha vijojnë maskaradën, Balliu: Këtu bëhet fjalë për para e pushtet, jo për reformë

Saturday, 27 Janar 2024 12:11

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike i ftuar ditën e sotme në Edicionin e Pasdites në 'Syri Televizion', u shpreh se fatkeqësisht sot jemi populli më i varfër në botë, falë qeverisë e cila e ka zhytur vendin në krim dhe varfëri.

Sipas Balliut, Zgjedhorja Rama-Basha po vijojnë me maskaradën, pasi këtu bëhet fjalë për para e pushtet, e jo për reformë. 

 

Deklarata e tij: ‘Këto janë të gjitha lojëra fjalësh dhe nuk vlen të humbim kohë. Këtu bëhet fjalë për para, jo për reforma. Këtu bëhet fjalë se si të mbahet një pushet i korruptuar dhe i degraduar dhe ka vetëm një formë për t’u mbajtur, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën dhe duke blerë cdo person të mundshëm.

Në këtë aspekt, këtë po bëjnë Rama, Gjiiknuri apo e gjithë qeveria. Shikoni ku jemi sot, a mund të flasim sot se si ka mundësi që në listën e rimbursimeve nuk futen ilaçe për parkersonin, është tmerr e krim e vrasje shtetërore. 

Sot e kemi qumështin dhe ilacet nga Beogradi, po a ka serb që do të shërojë shqiptarë? A mund të flasim sot se si ka mundësi që populli më i varfër në Europë ka taksat më të larta, dhe 1 km rrugë i kushton 30 milion euro, ky vend i mbushur me ujë nga 4 anët ka çmimin e energjisë më të lartë?

Studiot ndërkohë diskutojnë morët vulën apo jo, a thua ti se një vulë bën opozitën. Opozitën e bëjnë vlerat, besimi dhe vota e qytetarëtve, por këta nuk kanë respekt për votën se këta nuk duan vlerat euroatlantike, nuk kanë guxim të flasin dhe e vetmja gjë që dëgjojmë është ‘e vështirë’.

Opozita nuk merret se çfarë bën njëri apo tjetri, opozita bën detyrën e vet dhe këtë punë po e bëjmë më së miri, patjetër në pozita shumë të vështira. Sulmet ndaj saj kanë qenë të mire-menduara nga  pushteti i së majtës’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...