‘Protesta masive’/ AFP: Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë

E mërkurë, 21 February 2024 16:58
Protesta masive e opozitës shqiptare është pasqyruar edhe nga agjencia e madhe ndërkombëtare, AFP.
 

Gazetarja e kësaj agjencie, Sophie Wagner shkruan se ‘Akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama po tronditin Shqipërinë’. 

 

“Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për shkak të akuzave për korrupsion.

Protestuesit, kryesisht mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme”. 

“Protesta zgjati rreth dy orë, siç raporton një gazetar nga agjencia e lajmeve AFP. Ndërkohë Rama ndodhej në Turqi për një vizitë zyrtare”.

“kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor, iu drejtua protestuesve përmes video-lidhjes.

“Sot filluam luftën tonë për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës, i cili është një rrezik real,” tha Berisha. Ai akuzoi Ramën për sulm politik ndaj familjes së tij dhe për korrupsion.

Nga fundi, protesta u kthye e dhunshme, siç raporton AFP. Disa pjesëmarrës hodhën kokteje molotovi dhe gurë drejt selisë së qeverisë, rreth të cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie. Nuk pati dëme apo të lënduar”, thekson agjencia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...