Berisha: Të rinjtë dhe të rejat janë në ballë të betejës për qeverinë teknike dhe për largimin e narkoshtetit

Tuesday, 27 February 2024 19:03

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Berisha ka theksuar se gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen. 

 

Fjala:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta. 

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të shpresës, lirisë dhe dinjitetit.

Misionarëve të fitores tonë.

Të dashur miq!

Shumë epitete ka marrë kjo rrugë e cila me 20 shkurt u shndërrua në bulevard, pushtoi kryeqytetin, mendjen dhe zemra te shqiptarëve.

Por unë sot dua të sjell para jush një tipar të saj të veçantë.

Që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.

Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ditë të bardha na presin së shpejti.

Ditë të bardha na presin miqtë e mi, sepse uragani i 20 shkurtit 2024, ndonëse eklipsoi atë të 1991, por përsëri që të dy ishin siamezë të ngjashëm në shpirtin e tyre antidiktatorial.

Ishin siamezë të ngjashëm në fytyrën, energjinë, patosin rinor të tyre.

Me 20 shkurt Tirana pa të reja dhe të rinj sa nuk kishte parë në 30 vite ndonjëherë më parë.

Kjo dëshmon se rinia po merr në dorë fatin e saj, fatin e Shqipërisë.

Të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nuk kanë kaluar qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturë, por miqtë e mi, kjo nuk do të thotë se ata nuk e njohin se ata janë të pandjeshëm ndaj diktaturës.

Jo dhe jo.

Ata janë bijat dhe bijtë e lirisë, të pluralizmit, të diversitetit.

Për ata monizmi, njënashmëria është neveri.

Për ata, Shqipëria pa opozitë është natë e zezë dimri pa hënë, e pa pranueshme.

Për të rinjtë dhe të rejat tona, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve, për lirinë dhe dinjitetin e tyre.

Me mençurinë, me njohuritë, me ndjesitë, ata e kanë më të qartë se kushdo tjetër se Edi Rama është armiku më i egër i votës së tyre të lirë dhe se me Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka.

Ndaj dhe ata janë dhe do të jenë në ballë të betejës për qeverinë teknike, për largimin e narkoshtetit dhe që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për vete dhe të ardhmen e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...