Berisha: Kjo këtu është tribuna e të vërtetës. Qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipër

E mërkurë, 28 February 2024 12:12

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Berisha ka theksuar se qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë. 

 

Fjala:

 

Zonja që foli këtu nga Elbasani tha një gjë të veçantë; kjo është tribuna e të vërtetës. Dhe kjo është e vërtetë. 

Askund të vërtetat nuk thuhen si këtu nga ju, dhe unë ju përshëndes për këtë, sepse janë të vërtetat ato të cilat do të na frymëzojnë ne, do të shumëfishojmë fuqitë tona.

Janë të vërtetat ato të cilat do të bëjnë të mundur të grisin këtë vello të zezë të propagandës së Edi Ramës.

Të gjitha mediat e tij censurojë parlamentin e fjalës së lirë.

Të gjitha mediat e tij deforomojnë mesazhet e parlamentit të shpresës.

Detyra jonë është si misionarë ti përcjellë ato në çdo derë, zemër dhe mendje tek shqiptarët.

 Miqtë e mi!

Edhe para disa ditësh theksova dhe sot prap do të them, 20 shkurtin të mos e konsiderojmë si arritje, por si pikënisje për tu përballur me një armik të egër të votës tonë.

Ne jemi njerëz të të vërtetës. Ne e dimë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por e dimë se votën nuk do ta japim kurrë, nuk e dorëzojmë.

Ndaj dhe qeveria teknike është detyrimi ynë absolut, para çdo shqiptari, para Shqipërisë, para të ardhmes tonë, të gatshëm për të gjitha sakrificat që tu japim shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin që meritojnë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Modifikuar më E mërkurë, 28 February 2024 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...