Ylli Manjani: Pse mbahet në ‘arrest shtëpie’ Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, pa asnjë provë

E mërkurë, 28 February 2024 12:16

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka akuzuar SPAK se mban në burg apo në arrest shtëpie, njerëz pa asnjë provë.

Sipas Manjanit, personat nën hetim, janë persona ndaj të cilëve nuk ka asnjë provë. Manjani deklaroi se, SPAK është fryrë dhe ndaj tij tani kanë frikë edhe gjykatësit. 

 

‘Pse mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Apo do të duhet të rrinë nga 1 vit, të humbin gjithçka është për të humbur, të duartrokasin edhe politikisht. 

Pse është në burg Fredi Beleri, apo nuk na pëlqen greku i m... se kemi dhe sensin e diskriminimit etnik ne, racë e pastër, ariane, palaço.

E kemi luksin ne që të bëjmë dhe dallime.

Kjo është për të ulëritur.

Çfarë do të thotë kjo, person nën hetim dhe hajde ti fusim në burg, janë mbushur burgjet.

Person nën hetim pa asnjë akuzë të vetme, do të thotë pa asnjë provë.

Unë jam i keqardhur për gjykatësit.

Për shumicën e tyre jam i keqardhur, nuk janë budallenj dhe të paaftë, por janë nën presion të jashtëzakonshëm, për shkak se kemi fryrë një tufë prokurorësh politikisht, shtetërisht, gjithë shoqëria, burg, burg.

I kemi dhënë edhe ca instrumente legale, që nëse gjyqtari guxon të zbatojë ligjin, i sulen dhe e bëjnë copë atë. Ky është fakt, nuk e kam personale.

Drejtësia e re, gjykatësi që duhej të ishte mbi çdo gjë është nën të gjitha gjërat’, - deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...