Berisha: Kryetarja e KLGJ lexoi avokatinë e Ramës për Irena falsifikatoren

Tuesday, 05 Mars 2024 11:40

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NGA BANESA E TIJ

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. 

 

Mirënjohjen më të thellë, ju qëndrestarëve të pamposhtur të Rrugës së Shpresës. Qëndrestarëve të dinjitetit dhe lirive të njeriut.

Të dashur miq! 

ne mblidhemi sonte në një ditë të veçantë.

Aleanca e Atlantikut të Veriut inauguroi bazën e saj të parë në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky akt përbën një nderim të veçantë për të gjithë ata që me përkushtim të madh bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Pa këtë anëtarësim, dita e sotme nuk do vinte ndonjëherë.

Ndaj dhe ne shprehim mirënjohje të gjithë atyre shqiptarëve që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë, që punuan për anëtarësimin e saj. Miqve tanë të mëdhenj, presidentit Xhorxh W. Bush dhe miqve të tjerë në Europë për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë.

Por miq, Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilën unë e garantoj se PD do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe dhe stabilitet në Europë dhe botë. Por Aleanca është së pari aleancë politike, dhe pastaj aleancë ushtarake. Në rrafshin politik, është e dhimbshme se Shqipëria largohet me shpejtësi nga të gjitha kriteret që duhet të përmbushin vendet e lira që formojnë Aleancën.

Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një vend në të cilin, ai duke bllokuar rotacionin, duke shndërruar votën në krim dhe krimin në votë, ka përqendruar të gjitha pushtet në duart e tij.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, është sot hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, përjashton forcën kryesore politike të vendit nga lista e zgjedhjeve.

Përjashton nga qendrat e votimit mbi 1.3 milionë shqiptarë. Heq emrin e kryetarit të partisë kryesore nga lista. Përdor bandat dhe vrasësit serialë ditën e votimit. Ka shndërruar administratën në polici politike terroriste të votës së shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Fuqia e NATO-s është e jashtëzakonshme. Por askush të mos mendojë se ajo fuqi do të përdoret për ndryshim në Shqipëri. Ndryshimi në Shqipëri do vijë vetëm kur ne të marrin në dorë fatin tonë, fatin e Shqipërisë.

Edi Rama, jo si vend anëtar i NATO-s, por njëlloj si Ajatollahët e Teheranit, si Putini i Moskës, si Lukashenko i Bjellorusisë, mban të arrestuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë dokument, kryetarin e partisë më të madhe opozitare, vetëm e vetëm se e ka të qartë që fitore nuk sheh më me sy. E ka të qartë se Sali Berisha dhe demokratët do i presin atij biletën përgjithmonë.

Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt.

Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik.

Një proces fund e krye ekstraligjor.

Një proces fund e krye antikushtetues.

Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse!

Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë.

Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente.

Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së. Një kukull e neveritshme, që në vend se të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës.

Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Të dashur miq!

Sot në Dubai u arrestua një i quajtur Merxhan Çeliku.

A e dini se çfarë ishte Merxhani? Merxhani ishte menaxheri i call centerit të Amant Josifit. Dëgjoni tani drejtësinë e narkoshtetit, drejtësinë e Dumanit, të Edi Ramës në fakt.

Lëshohet urdhër-arresti për vartësin e Amant Josifit dhe nuk lëshohet kurrë urdhër-arresti për Amant Josifin.

Dumani sikur hetuesinë ta kishte pronë të tij private, sikur ta kishte trashëgimi nga i ati, thotë se Josifin e kemi lënë ta hetojnë spanjollët. Çfarë karakteri i shpërfytyruar ky njeri? Çfarë turpi njerëzor ky njeri? A mund të thuhet prokurori i një vendi se nuk hetoj njeriun që vodhi së paku 1.4 miliardë euro nga Tirana qytetarëve europianë? A mund që ky, çfarë t’i thuash këtij, të arrestojë ndihmësin, të arrestojë Merxhanin, por të deklarojë se nuk do hetojë Josifin?

Po a e dini pse? Vetëm e vetëm pse Josifi është ortak me Olsi Ramën. Vetëm e vetëm se Josifi ka vjedhur së bashku me Edi Ramën. Shikoni miq pra ku jemi ne, në cilën situatë jemi ne.

Ndaj dhe kjo thirret ‘Rruga e Shpresës’.

Ndaj 20 shkurti ishte dita e besimit.

Prandaj edhe sonte i bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve, u bëj thirrje shqiptarëve në emigracion, përshëndes folësit këtu përfaqësues të emigracionit, të bashkohemi, të marrim fatin në duart tona me mosbindje civile.

Në betejë pa kthim, të shembim regjimin e krimit, kalbësirën e bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, në mashtrimin e shqiptarëve. E bazuar në vendosjen e krimit në pushtet në çdo qelizë të administratës, në të gjitha degët e pushtetit.

Edhe njëherë, ju falënderoj shumë.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...