Partitë Popullore Europiane (EPP) rezolutë për situatën në Shqipëri: Të respektohen të drejtat e opozitës

E mërkurë, 06 Mars 2024 22:28

Partitë Popullore Europiane, forca kryesore politike në Parlamentin Europian, ka miratuar një rezolutë për situatën në Shqipëri. Ajo ka bërë thirrje të respektohen të drejtat e opozitës dhe të kryhet një reformë gjithëpërfshirëse elektorale. 

Në rezolutë përmendet edhe rasti i dënimit të Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. 

 

EPP në rezolutë thekson, ndër të tjera:

Bën thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës.

Shpreh shqetësimin në lidhje me gjetjet e Raportit të Zgjedhjeve Vendore të OSBE-ODHIR 2023 dhe bën thirrje për një zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe reformës zgjedhore dhe për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Thekson se neglizhimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Dënon ashpër veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti etnik dhe ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, të cilat bien ndesh me vlerat europiane.

Modifikuar më E mërkurë, 06 Mars 2024 22:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...