INVESTIGIMI/ '5 D Konstruksion' përfitoi tre leje ndërtimi nga Erion Veliaj

E Enjte, 07 Mars 2024 17:43

PJESA II (Emisioni Plug në SYRI TV solli mbrëmë, historinë e shoqërisë ‘5 D Konstruksion’, e cila u krijua fill pasi në bashkinë e Tiranës erdhi në krye Erion Veliaj, duke u bërë kështu një nga kompanitë kryesore që fiton tenderat në këtë institucion. Por, hijet e skandalit rëndojnë më shumë për faktin, se pas kësaj kompanie, dyshohet se qëndron pikërisht një prej vartësve të Erion Veliajt, ish-kreu i IMT-s, Mariglen Qato.)

Tenderat publikë duket se kanë shërbyer që kjo kompani të rrisë portofolin e saj financiar, pasi prej vitit 2021, “5 D Konstruksion”, ka nisur të investojë në sektorin e ndërtimit.  

 

Siç përmendëm dhe më sipër. Në datën 11 mars të vitit 2021, kompania “5 D Konstruksion”, fillon punimet bazuar në lejen e ndërtimit të dhënë nga Erion Veliaj. Bëhet fjalë për rrugën “Joklin Persi”, në Yzberisht, ku sipas të dhënave, “5 D Konstruksion”, ka ndërtuar një godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim në tokë. 
Në datën 14 prill 2022, kjo kompani përfiton një tjetër leje ndërtimi, këtë herë në rrugën “Kahreman Ylli” në Kinostudio, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë. 

Leja e tretë e ndërtimit për “5 D Konstruksion”, do të jepet vetëm pak javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023. 

Në datën 14 qershor të vitit 2023, shoqëria “5 D Konstruksion” sfillon punimet në rrugën “Zenel Bastari”, për projektin e ndërtimit të një godine banimi dhe shërbimi 4 dhe 9 kate me 2 kate të tjera banimi nën tokë. 

Të gjitha këto leje ndërtimi, shoqëria “5 D Konstruksion” I ka pasqyruar në një raport të Ecurisë së Drejtimit të vitit 2022. Në këtë raport, publikohen foto nga punimet publike që ka kryer kjo kompani ndër vite, përfshi ndërtime shkollash, rrugësh, nënstacione elektrike apo dhe investime të tjera.

Një ndër projektet që prezantohet që në krye të raportit, është ai I “CROWN PLAZA DURRËS”. Ky projekt është një investim I “MEDITERRANEAN INVESTMENT GROUP:.

Aksioner të kësaj shoqërie janë:
24%  ETITUR - 100% ELVIN TIVARI
24% DAKTUR- 51% DRITAN KADIU 49% ARJANA KADIU
24% RESTUR - 100% SELIM MOLLA
27% LANDËAYS INTERNATIONAL - 100% GAZMEND HAXHIA
1%  BLEDAR TIVARI

Ky investim me vlerë 15 milionë euro meriton vëmendje, pasi tregon punonjës të shtetit dhe familjarë të tyre, gjatë kohës që ushtrojnë funksione publike, shfaqen edhe si investitorë në shuma të mëdha financiare, që nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara. Dy prej invstitorëve të hotelit luksoz në Durrës, janë Elvin Tivari, aksioner i shoqërisë ETITUR dhe Selim Molla, aksioner i vetëm i shoqërisë RESTUR.

Selim Molla, rezulton se është babai i Redi Mollës. ky i fundit, së bashku me Mariglen Qaton dhe Elvin Tivarin kanë njohje me njëri-tjetrin, pasi kanë punuar të tre në ujësjellësin e Tiranës. Redi Moll aka qenë drejtor I Ujësjellësit të Tiranës, ndërsa Elvin Tivari ka qenë drejtor I prokurimeve në Ujësjellësin  e Tiranës, që është drejtuar nga Redi Molla. Gjithashtu, Mariglen Qato ka punuar në ujësjellësin e Tiranës për një periudhë të shkurtër. 

Pikërisht, Elvin Tivari dhe Selim Molla, së bashku me dy aksionerët e tjerë, i kanë besuar zbtimin e projektit konstruktiv të hotelit miliona euro në Durrës, shoqërisë “5 D Konstruksion”, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht shoku i këtyre shtetasve, Mariglen Qato. 

Elvin Tivari është ish-drejtor i Prokurorimit në Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, ndërsa më vonë ka qenë i punësuar pranë Shoqërisë Tirana DC së bashku me Redi Mollën. Elvin Tivari, veç se një zyrtar i bashkisë së Tiranës, rezulton gjithashtu se është pronar dhe bashkëpronar në disa kompani, kryesisht në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve.

Ai është bashkëaksioner dhe investitor me Fatos Malajan, në hotelin luksoz “La Brisa” në Dhërmi. Së fundi, Elvin Tivari dhe Fatos Malaj, vëllai i ish-gardistit Agron Malaj, që aktualisht është kryebashkiak i Matit, kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për “La Brisa 2”. Elvin Tivari, ka invstuar në këtë hotel rreth 600 mijë euro, por nga bilancet e kompanisë së tij, ky rezulton se nuk ka të ardhur për të justifikuar një investim të tillë në Dhërmi.

Edhe kompania e familjarit të Redi Mollës,  RESTUR, pjesëmarrës në invsetimin prej 15 milionë eurosh të hotelit luksoz në Durrës, duket se nuk ka të ardhura për të invstuar në këtë projekt. Të paktën shoqëria e tij RESTUR, rezulton e regjistruar në Qendën Kombëtare të Biznesit në vitin 2020. Prej atij viti, shoqëria e familjarit të Redi Mollës, shokut të Elvin Tivarit dhe Mariglen Qatos, nuk ka depozituar as bilancet në QKB dhe nga ekstrakti historik rezulton se kjo kompani nuk ka ndonjë lëvizje apo ndryshim.  
Këto janë fijet që lidhin Mariglen Qaton me shoqërinë “5 D Konstruksion”, e cila u krijua fill pasi Mariglen Qato mori një post publik në bashkinë e Tiranës. Njerëzit që e krijuan dhe vijojnë të drejtojnë këtë kompani, kanë qenë rreth I ngushtë familjar I Mariglen Qatos, kompania ka marrë dhjetëra tendera publik vetëm nga bashkia e Tiranës, duke gjeneruar miliona euro xhiro e fitime. 

Gjithashtu, po nga bashkia e Tiranës, kjo kommpani ka marrë 3 leje ndërtimi, ndërsa siç thamë dhe më sipër, dy ish-kolegë të Mariglen Qatos, I kanë dhënë shoqërisë “5 D Konstruksion” edhe zbatimin e projektit të ndërtimit të një hoteli me vlerë miliona euro në Durrës. Të gjitha këto të dhëna, ngrenë dyshimin se pas shoqërisë “5 D Konstruksion” është pikërisht Mariglen Qato dhe jo vetem. 

Por aferat nuk ndalen me kaq. Mariglen Qato është akuzuar gjithashtu edhe për punësime nepotike në bashkinë e Tiranës. Gjatë fushatës elektorale, të vitit 2023, Belind Këlliçi denoncoi punësimet nepotike të familjarëve të Mariglen Qatos në institucionin që ai vetë është drejtor. Elisabeta dhe Taulant Cjapi, përkatësisht kunata dhe kunati i Mariglen Qatos, janë punësuar në bashki, një si drejtoreshë e financës në UKT dhe tjetri në bashki.

I punësuar në bashki është dhe vëllai i Mariglen Qatos, Klevis Qato. Gjithashtu në media, janë deoncuar dhe raste të tjera, ku gjithashtu rezulton se disa persona, që dyshohet se janë familjarë të tij, janë punësuar pikërisht në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit me firmë të vetë Mariglen Qatos.

Në fakt, punësimi I Elisabeta Cjapit në drejtorinë e financës, tregon se jo vetëm këta njerëz përfituan tendera nga insticioni ku punonin, por punësuan familjarë të tyre në sektorët që bënin pikërisht pagesat edhe për tenderat që fitonin kompanitë e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...