Rama mashtron publikisht: Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur

Diel, 17 Mars 2024 15:56

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama konfirmoi dhe mbrojti atë që doli në mediat ndërkombëtare në lidhje me planet për investime të dhëndrit të Doland Trump në ishullin e Sazanit.

Të mbrosh apo të jesh i hapur për investime të huaja është një gjë tjetër, dhe të mashtrosh e të sulmosh çdokënd që ve në dyshim vendimet e tij si kryeministër, është diçka krejtësisht tjetër.

Edi Rama nuk e ka për herë të parë që përpiqet të blejë pushtetin e tij duke shitur copa Shqipërie.

Pas konfirmimit të lajmit për investimin e mundshëm në Sazan, Rama mashtroi kur tha se Sazani nuk ka qënë kurrë Zonë e Mbrojtur, përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës:

“Ata që numërojnë udhëtimet e mia me chartet dhe bërtasin për miliona euro të shpenzuara, edhe pse sot shpenzimet e mia janë më pak se ato të paraardhësit tim, kur ishin në qeveri imagjinonin se sa turistë do të kishin regjistruar vetëm me vajtje-ardhjet e mia.

Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi si shembull të paarritshëm për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit”, tha Rama.

Mirëpo, si është e vërteta dhe ç’nevojë ka kryeministri të mashtrojë publikisht për gjëra që ai pretendon se po i bën me ndershmëri dhe për mire?

Karaburun – Sazan është e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare në Rëpublikën e Shqipërisë.

Si e tillë është shpallur më vendimi nr. 289, datë 28.04.2010 i Këshillit të Ministrave, nga Sali Berisha kryeministër, ku e përcaktonte Karaburun-Sazan si të vetmin Park Kombëtar Detar, një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare. Ky park konsiderohet si shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare mes tyre kemi dhe specie të cilat i përkasin listave të llojeve të rrezikuara.

Por edhe vetë Edi Rama, në vitin 2022 e me një vendim qeverie e ka zgjeruar ekosistemi ujor/detar “Karaburun – Sazan”, i shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II), me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.59, datë 26.01.2022 zgjerohet nga 12 428 ha në 12 437.7 ha.

Së fundi Edi Rama mashtroi për ligjin për Zonat e Mbrojtura, një ligj që shkatërron përfundimisht jo vetëm Karaburun – Sazan, por shumë perla të natyrës shqiptare, duke filluar nga Divjaka, Kune-Vain e kudo ku ka patur Zona të Mbrojtura.

Image

Por pyetja për kryeministrin është:

Kur Karaburun – Sazan nuk ka qenë kurrë Zonë  e Mbrojtur, përse ai ka bërë një vendim që thotë se prish vendimin nr. 289, datë 28.04.2010 i Këshillit të Ministrave???

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...