Berisha: Deputetët e PS s’lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri. E fshehin sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë

Hënë, 18 Mars 2024 23:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS-së se nuk lejuan inspektimin e djegies së spitalit të ri.

‘E fshehin sepse ish-kunata e Ramës është drejtoreshë’, tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të mbështetësve të liderit të opozitës. 

 
 

Berisha: Miqtë e mi, gjendja është emergjencë, Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit.

Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojnë djegien e spitalit të ri.

I sapondërtuar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete.

Turp, turp, turp!

Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre.

Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni?

E fshihni se ju jeni zjarrvënësit e vërtetë.

E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoreshë.

E fshihni se ministra është favoritja e tij.

E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri publike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...