Ceno Klosi nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim/ Kreut të Tatimeve i sekuestrohet telefoni

E mërkurë, 20 Mars 2024 10:20

Një ditë më parë Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Mësohet se ai është vënë nën hetim për 4 vepra penale: korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikimi i dokumenteve.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të Grupit Parlamentar të PD-së.

 

Syri ka mësuar nga burimet se sot prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e kreut të Tatimeve dhe të disa prej vartësve të tij, ku do të eksportojnë dhe këqyrin komunikimet e tyre, ndërsa fokusi janë bisedat që mund të jenë zhvilluar mes drejtorit Klosi dhe vartësve të tij.

Gjithashtu, SPAK ka sekuestruar dokumente te Tatimet që lidhen me vendimmarrjet e Klosit.
 

Regjistrimi i procedimit penal për Ceno Klosin, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, aktualisht është në fazë hetimesh nga prokurori Elvin Gokaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...