Meta: Votë për emigrantët dhe lista të hapura, pa truke

E Enjte, 21 Mars 2024 22:12

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se Partia e Lirisë do të bëjë çdo gjë për të garantuar votën e emigrantëve dhe se është pro, listave reale të hapura të deputetëve.

I pyetur gjatë një konferencë shtypi sot për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, Ilir Meta tha: 

 

“Partia e Lirisë mendon se problemi themelor në çështjen e zgjedhjeve është inkrimimi i qeverisë në të gjitha proceset zgjedhore, i vërtetuar nga të gjithë raportet sidomos ai i zgjedhjeve të 25 prillit dhe të 14 majit, vendoret, që nuk janë adresuar aspak deri tani në mënyrë të qëllimshme.

PL është për të garantuar urgjentisht votën e emigrantëve sepse ata po e mbajnë Shqipërinë dhe familjet shqiptare, prindërit e tyre me ato pensione skandaloze, që po goditen dhe më shumë nga kursi kriminal i deformuar i euros dhe dollarit me lekun dhe natyrisht që ne do të bëjmë çdo gjë për të garantuar votën e tyre në zgjedhjet që po vijnë.

PL ka qenë e hapur për lista të hapura në mënyrë reale, jo me truke, që praktikisht nuk i shërbejnë përzgjedhjes së vërtetë të qytetarëve për deputetin apo deputeten që preferojnë të forcës politike që  votojnë.”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...