‘Superskandal’/ Denoncimi: Genti Gazheli sekser me pagesë i Edi Ramës për emërime ‘Konsull Nderi’!

Hënë, 25 Mars 2024 00:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar Genti Gazhelin, drejtori aktual i doganave, se gjatë kohës në detyrë si Ambasador i Shqiperisë në Turqi, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha.

‘Biznismeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë. Krim qeveritar!’, shkruan Berisha në Facebook. 

 

Postimi i plotë:

Gazheli sekser me pagesë i Edi Ramës për emërime “Konsull Nderi”! Superskandal!

Gjatë kohës në detyrë si Ambasador i Shqiperisë në Turqi, drejtori aktual i doganave, ish-arkëtari i PS Genti Gazheli, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha. Biznismeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë. Krim qeveritar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Biznesmrni turk Emre Telyar ka ngritur padi ndaj ish ambasadorit tone ne Turqi dhe drejtorit aktual te doganave Genti Gazheli sepse i ka marre para per Ramen per ta emruar Konsull Nderi. Telyarnje kist te parave e ka deguar me banke. Por pasi

Pershendetje Doktorr. Nje mik i imi ne sherbime me shkruan se Gent Gazheli qe sot eshte drejtor i pergjithshem i doganave ne vitin 2019 kur ka qen ambasador i Shqiperis ne Turqi i ka mare para nje biznesmeni Turk nga Izmiri qe te ndermjetesoj tek rama per ta emeruar konsull nderi te Shqiperise ne Izmir dhe pasi e ka mashtruar ky biznesmen e ka padit ne gjyq. Kur e ka par qe gazheli po e mashtronte nje pages e ka bere me banke qe te linte gjurme per ta patur si prove. Po ti nis dokumentat dhe shpjegimin e plote te mikut tim.

File i skanuar eshte vertetimi bankar qe biznesmeni turk nga Izmiri Emre Telyar i ka cuar asistentes te ambasadorit te athershem Genti Gazheli zonjes Nertila Doka. Qe eshte lidhje e hershme e tij dhe sa here shkon ne Ankara e takon e flet sot e kesaj dite.

Tek transferta bankare pershkrimi eshte pagesa e fundit per tu bere konsull i nderit te Shqiperise ne Izmir. Pra bisnensmeni ka kryer disa pagesa cash per kete qellim dhe kur ka kaluar shume kohe pa rezultat ka vendosur qe pagesen e rradhes te kerkuar ta dergonte per te lene gjurme me transferte bankare. Vertetohet nga dokumentat e bankes qe leket e transferuara jane terhequr nga Nertila.

Ndersa fotot jane kallzimi i rregjistruar nga biznesmeni turk ndaj pales shqiptare si dhe me pas komunikime midis avokatit te biznesmenit dhe avokatit te Nertiles ku kjo e fundit pretendon se leket jane kthyer dhe turku duhet te terheqi padine.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...