Lubonja: Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë, ja pse u emërua Bala në Himarë

Tuesday, 02 Prill 2024 11:18

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open, komentoi situatën politike në Himarë.

Lubonja theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. 

 

Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...