Argita Malltezi: Veliaj, kopje e shëmtuar e Ramës, protesta do ta rrëzojë këtë sistem

Premte, 05 Prill 2024 12:02

 

"Unë jam me shpresë kjo shpresë do të mbështetet dhe do të ketë solidarizim nga masa e gjërë. Ky nuk është thjesht një kryebashkiak. Ky është një kryebashkiak që synon të jetë nesër kryeministër. Nëse doni që për 13 vite të tjera të keni një Edi Ramë –bis,  por një model të shëmtuar të Edi Ramës, një kopje të shëmtuar të Edi Ramës..."

Fjala e znj. Argita Malltezi në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës. 

 

Malltezi: Në fakt, prononcimi është tek pjesëmarrja e sotme dhe arsyeja pse është thirrur protesta. Ju shikoni sesi zullumi është trashur kaq shumë sa që sot ka arritur në përmasa të pakonceptueshme më përpara. Paratë e Buxhetit të Shtetit shkojnë menjëherë në xhepat e pushtetarëve, ditën për diell dhe pastaj justifikohen nga Erion Veliaj si “ca probleme teknike” me organizatën.

Këto janë gjëra që nuk ndodhin kurrë nëse nuk ka titulli pjesën e tij në këto fitime. Ju nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK në lidhje me këtë çështje, për sa i përket Erion Veliajt flas. Ka gjithashtu tentativa për ta minimizuar kualifikimin e veprës penale në “shpërdorim detyre”, ndërkohë që kjo është një vjedhje flagrante qindra milionëshe.

Sigurisht që protesta dhe reagimi popullor do t’i shërbejë jo vetëm rrëzimit të këtij sistemi dhe këtij modeli, që është një kancer për shoqërinë shqiptare, por në radhë të parë për çeljen e rrugës së ndërtimit të një modeli që të jetë i qëndrueshëm për të gjithë ata që duan të banojnë në Shqipëri, për të gjithë ata që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri.

Kështu që unë jam me shpresë kjo shpresë do të mbështetet dhe do të ketë solidarizim nga masa e gjërë. Ky nuk është thjesht një kryebashkiak. Ky është një kryebashkiak që synon të jetë nesër kryeministër.

Nëse doni që për 13 vite të tjera të keni një Edi Ramë –bis,  por një model të shëmtuar të Edi Ramës, një kopje të shëmtuar të Edi Ramës, atëherë mos reagoni; vazhdoni dhe ky do të jetë modeli që do të predominojë. Por unë jam e bindur që do të jetë e kundërta dhe që ashtu sikurse këta njerëz sot janë ngritur, kanë lënë punën e tyre dhe kanë ardhur për të reaguar kundër kësaj vjedhjeje, shumë të tjerë do t’i bashkohen kësaj kauze.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...