Kreu i opozitës, Sali Berisha, do të jetë pjesë e të pyeturve në Komisionin Hetimor Parlamentar për TIMS

Hënë, 08 Prill 2024 09:52

Komisioni hetimor parlamentar që do të ndërharjet në sitemin TIMS-duket se po avancon më shpejt se ai i shëndetësisë, i cili është bllokuar nga mazhoranca.

Kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka miratura propozimin e socialistes Blerina Gjylameti për të thirrur në cilësinë e dëshmitarit edhe liderin e opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet në arrest politik që prej 31 Dhjetorit 2023. 

 

Ende nuk është e qartë se si do dëshmojë kreu i opozitës në Komision, por ajo që dihet deri tani është miratimi i listës së dëshmitarëve që do të thirren për t’u pyetur, mes të cilëve do të jetë edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

Përmes këtij komisioni hetimor drejtuar nga demokrati Ervin Salianji do të kalojnë në skaner kontrolli i veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publik të ngarkuar me administrimin, mbrojtjen dhe sigurinë e bazës së të dhënave të sistemit TIMS, raporton Top Channel.

“Ndër ngjarjet më të rënda që kërkoi vëmendjen dhe ndërhyrjen urgjente të Parlamentit mbeten ndërhyrjet e paligjshme në sistemin TIMS, për të cilat Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri një kallëzim penal ndaj Forcës Operacionale.

Kjo çështje mori edhe vëmendjen e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Z. Martin McDowell, i cili gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, shprehu shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit dhe kërkoi një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm, duke theksuar rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. Ndërhyrja në sistemin TIMS, përveçse çështjes së mbrojtjes të të dhënave personale, ngre edhe problematikën e rendit dhe sigurisë në vend, pasi këto të dhëna mund të bien në duart e elementëve kriminalë”, thuhet në planin e hetimit të komisionit hetimor të përgatitur nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

Në të njëjtën kohë synohet verifikimi i shkeljeve ligjore të kryera dhe pasojave që kanë pasur këto shkelje për sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve shqiptar dhe të huaj.

Komisioni Hetimor përveç marrjes së informacioneve zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të përdorë të gjitha metodat e hetimit të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

Si dëshmitarë për çështjen TIMS mes 33 personave të listuar janë edhe kryeministri Edi Rama, ministri i brendshëm Taulant Balla, ish ministri Bledi Çuçi, drejtori aktual i policisë së shtetit bashkë me dy paraardhësit e tij përfshi shefen e inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni dhe paraardhësin e saj Oljan Kanushi. Nënkryetarit këtij Komisioni Hetimor Toni Gogu kërkon të dëshmojë edhe Gazment Bardhi.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2024 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...