Sterilizimi/ Kovaçi: Rektori i Mjekësisë paguhej deri në 6 mln lekë në muaj nëpër borde, 'pjesë e tavës'

Hënë, 08 Prill 2024 12:15

Pse nuk shkarkohet Rektori i Universitetit të Mjekësisë, z. Arben Gjata, kur ndaj tij ka akuza edhe nga SPAK?! – Për këtë temë është pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Prof. Asoc. Dr. Sandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.

“Edhe në rastin e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, që nuk është rast sporadik, por na rezulton se disa rektorë janë të ndjekur penalisht nga SPAK, disa të deklaruar, disa jo të deklaruar, është e njëjta situatë që ata nuk japin dorëheqjen, por guxojnë dhe duan të rikandidojnë për postet e tyre, - tha z. Kovaçi.   

 

“Ne si sindikatë, meqenëse janë zgjedhjet për rektorë të universiteteve më 28 qershor, kemi mbajtur qëndrimin që asnjë nga këta persona që janë të akuzuar apo të akuzuar publikisht nga SPAK a institucione të tjera të drejtësisë ligjzbatuese, nuk kanë moralin të konkurrojnë. Por nëse konkurojnë, ata duhet se s’bën të marrin një përgjigje, një votë jo nga profesorati.

Në rastin e Rektorit të Mjekësisë, ai rezulton në dhjetëra borde. Se si mund të bëhet detyra kur je në dhjetëra borde, vetëm ai mund ta analizojë. Disa organizata të besueshme të shoqërisë civile kanë nxjerrë që ai paguhej deri në 6 milionë lekë (të vjetra) në muaj, pagesa të ndryshme për këto borde përfshirë edhe rrogën e tij si Rektor dhe natyrisht, persona të tillë, të cilët janë të kapur në aktivitete ekonomike me segmente të qeverisë apo të atyre poshtë niveleve të dyta po në ministrive, natyrisht që nuk janë të interesuar për hetime të fenomeneve të tilla siç ishte problemi i Sterilizimit, por janë pjesë siç thotë populli, “pjesë e tavës”.

Ndiqni intervistën e plotë në vazhdim me z. Sandër Kovaçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...