'Iftari luksoz i sheikut Rama përballë pensionit 5770 lekë të nënë Selvisë!'

Tuesday, 09 Prill 2024 11:20

Nga Petrit Vasili

Iftari luksoz i sheikut Rama përballë pensionit 5770 lekë të nënë Selvisë! 

 

Nënë Selvia, një pensioniste, që i afrohet shekullit të jetës së saj, merr sot një pension prej vetëm 5.770 Lekë!

Përballë pensionit të mjerë prej 57 mijë lekë të vjetra të nënë Selvisë qëndroi dje neveritshëm sheiku Edi Rama me iftarin e tij në luks të shfrenuar.

Me arrogancën dhe luksin e shfrenuar të një sheiku miliarder, Edi Rama e shtroi dje iftarin për dhjetëra e dhjetëra kanakarë të tij, megafonë mediatike, servilë e puthadorë gjithfaresh, skifterë parash dhe votash, ndërkohë që mijëra pensionistë luftojnë përditë me mjerimin dhe sfidën e mbijetesës biologjike.

Kundër filozofisë së Kuranit që predikon modestinë dhe ndihmën e pakursyer e të përulur për të varfrit, dje mijëra pensioniste panë kryeministrin sheik të tyre, që vjedh e grabit bashkë me lukuninë e hajduteve te tij kumbullangrënës taksat e shqiptareve, të shtronte një iftar luksoz si një ballo e vërtetë arrogante e një pasaniku miliarder, që përqesh varfërinë e mjerimin e tyre.

Ky mjerim mizor dhe absolutisht i pamerituar i mbijetesës së pensionisteve ka bere që për Partine e Lirisë çështja e pensionisteve të jetë një prioritet i prioriteteve.

Mjerimi i pensionisteve është fakt kaq i dhimbshëm që kërkon zgjidhje të menjëhershme sepse koha nuk pret dhe vete mosha e pensionisteve nuk ka se si presë më.

Rama dhe qeveria iu vodhën pensionistëve edhe lekët që vijnë nga emigracioni me kursin e euros.

Aktualisht 50% e pensionisteve marrin pension të pjesshëm pra në një vlerë shumë të ulët.

Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.

Mijëra pensioniste, që trajtohen me pension të pjeshëm të parakohshëm janë në gjendje vërtet edhe me kritike.

Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.

Partia e Lirisë e ka shumë të qartë zgjidhjen për pensionet:

Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit, brenda një mandati qeverisës:

Indeksimin e plotë të pensioneve sipas inflacionit ushqimor;

Rritje e pensioneve për të qenë përfitues të rritjes ekonomike, me objektiv dyfishimin e masës së pensioneve, të të gjitha kategorive;

Kompensimin nga mosindeksimi i plotë i pensioneve në vitet paraardhëse.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...