Drejtorë të tjerë të Veliajt në hetim rrezikojnë prangat

Tuesday, 09 Prill 2024 19:13

Disa drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë nën hetim nga SPAK-u dhe tre prej tyre janë pa pasaporta.

Kjo, pasi prokurorët, gjatë hetimeve, kanë vendosur se ata janë persona të dyshuar të përfshirë në korrupsion dhe se duhet t’u mbaheshin pasaportat për të mos u larguar jashtë vendit.

 

Shtetasit H. H., I. Q., E. K., janë persona të cilëve u janë marrë pasaportat nga SPAK-u, pasi po hetohen për vjedhjet, korrupsionin, skandalin dhe aferat në Bashkinë e Tiranës, raporton cna.

Gjithashtu drejtorët në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Taulant Tusha, por edhe Redi Molla janë të përfshirë edhe në dosjen hetimore të inceneratorëve.

Dy të parët për rolin menaxhues dhe bashkëpunimin me kompaninë e inceneratorëve.

Tre drejtorë të tjerë të përfshirë në firmosjen e një marrëveshjeje shtesë për dherat midis kompanisë që menaxhonte landfillin e Tiranës, e cila në 6 vite ka shkuar në vlerën rreth 60 milionë euro e ndoshta edhe më tepër, sepse këtu bëhet fjalë vetëm për pjesën e deklaruar në Tatime apo sipas ekstraktit të QKB-së që përfshin bilancin vjetor.

Dhe gjithashtu disa drejtorë të tjerë që janë në hetim te dosja “5D”, ku prokurorët po vazhdojnë të mbledhin materiale në institucione ditë pas dite në lidhje me një nga aferat më të mëdha korruptive të ndodhura në Shqipëri pas asaj të inceneratorëve.

Mesa duket të përfshirë nuk janë thjesht dhe vetëm 1 apo 2 persona, por duket se është i gjithë zinxhiri komandues dhe kontrollues i Bashkisë së Tiranës, të cilët ndërtonin kompani apo kryenin marrëveshje duke përfituar për xhepat e tyre, pa shkuar tek emërimet nepotike personale që e kanë kthyer Bashkinë e Tiranës në një vend ku, një grup drejtorësh në urdhrat e Erion Veliajt vidhnin, emëronin, shkarkonin dhe e kishin kthyer institucionin në godinën që mund të quhej sulltanati, ku në krye qëndronte Veliaj dhe drejtorët e tij bënin çfarë t’u donte qejfi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...