Berisha: Veliajn do e nxjerrim për zverku jashtë. Më pak se 40 orë na ndajnë nga dita e betejës e mosbindjes civile!

Tuesday, 09 Prill 2024 22:02

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës do e nxjerrin prej zverku jashtë.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se më pak se 40 orë na ndajnë nga dita e betejës, e mosbindjes civile, duke iu referuar protetës që do të mbahet në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës, ditën e enjte.  

 

“Dita e ngritjes së qytetarëve dinjitozë të Tiranës kundër tiranisë së hajnisë, të krimit, të turpit, të poshtërimit të Erion Velisë dhe bandës së tij.

Tirana po zien sonte, këtë natë Bajrami, krahas ndjenjave të festës, pro edhe të revoltës ndaj një grupi që nuk e ka pasur kurrë në atë shtëpi që nga themelimi i saj si kryeqytet.

Tirana pret me padurim orën 11, orën e zërit të saj të fuqishëm, orën e çlirimit të shtëpisë së parë të kryeqytetit nga njeriu që është pak ta quash turp i njeriut.

Është pak ta quash turpi i qytetit.

Ai është turpi i njerëzimit, sepse Erion Veliaj, ky hajdut i shpërfytyruar, i pangopur, vendosi në Tiranë modelin e padëgjuar kund në botë, modelin e vjedhjes 100 përqind të parave të prokurimeve publike.

Në çdo dhomë, në çdo zyrë, në çdo shkresë të këtyre horrave pa moral, pa ligj, pa nder, pa dinjitet vjen erë, mban erë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Me në krye kryehajdutin.

A nuk janë këta hajdutë njëlloj si në përrallën Ali Baba me 40 hajdutë?

A nuk është ky person pa dinjitet, pa ndjenja, i shpërfytyruar, që gënjeu qytetarët e Tiranës me pyllin e 1 milion pemëve, vetëm për të vjedhur paratë për 1 milion pemë që nuk i bleu kurrë?

A nuk është ky?

Çfarë t’i thuash këtij? Nuk duhet të prishësh gojën. Që ka zhdukur 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe djegësi nuk ekziston.

Kurse pardje u thoshte qytetarëve se Tirana po pastrohet.

Po ky ëshë djegësi mo i pafytyrë?

Po a u dhanë 130 milionë euro për djegësin o i pafytyrë?

Po si mund të shkelësh ti o i pafytyrë në bashkinë e Tiranës, në zyrën e qytetarëve?

Jo mo jo. Për zverku jashtë!”, tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...