Berisha: Jehona ndërkombëtare e betejës tuaj pa kthim është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare

Premte, 12 Prill 2024 20:47

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 102 të tubimit qytetar që mbahet në atë që njihet tashmë si rruga e “Shpresës” tha se jehona ndërkombëtare e betejës tuaj pa kthim është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.

“Ju mblidheni sonte këtu pasi ia dolët në një kohë rekord t’i tregoni Europës dhe botës fytyrën e Erion Velisë, bandës së tij me 12 hajdutë në bashki. 

 

Arritët t’i faktonit shqiptarëve dhe botës se kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është gjë tjetër vetëm një hajdut i shpërfytyruar i një bande që vjedh 100 përqind paratë e taksapaguesve shqiptarë në tendera dhe prokurime.

Miqtë e mi, jehona e qëndresës, e betejës tuaj pa kthim, është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.

Është një arritje e madhe e shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë.

Është dëshmi më e bukur, më madhështore e reagimit, e zemërimit, e revoltës të qytetarëve europianë.

Të qytetarëve me ideale të larta”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju fitimtarëve të vërtetë.

Ju çlirimtarëve të kryeqytetit, të kombit dhe të vendit!

Misionarëve të betejave pa kthim, mosbindjes civile.

Ju mblidheni sonte këtu pasi ia dolët në një kohë rekord t’i tregoni Europës dhe botës fytyrën e Erion Velisë, bandës së tij me 12 hajdutë në bashki.

Arritët t’i faktonit shqiptarëve dhe botës se kreu i Bashkisë së Tiranës nuk është gjë tjetër vetëm një hajdut i shpërfytyruar i një bande që vjedh 100 përqind paratë e taksapaguesve shqiptarë në tendera dhe prokurime.

Miqtë e mi, jehona e qëndresës, e betejës tuaj pa kthim, është një arritje e madhe e demokracisë shqiptare.

Është një arritje e madhe e shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë.

Është dëshmi më e bukur, më madhështore e reagimit, e zemërimit, e revoltës të qytetarëve europianë.

Të qytetarëve me ideale të larta.

Me betejën tuaj që tronditni themelet e diktaturës të bazuar në vjedhjen, krimin, drogën, ju jeni bërë ndërgjegjja e kombit.

Jeni bërë ndërgjegjja demokratike e shqiptarëve.

Jeni bërë zëdhënësit më të shkëlqyer, më besnikë të idealeve të tyre demokratike.

Të interesave të tyre qytetare fisnike.

Të mbrojtjes së tyre.

Të dinjitetit të tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...