Parcela kanabis/ Drejtësia e re, tolerante me vëllain e deputetit Eduard Ndreca, Detyrim për paraqitje

Saturday, 13 Prill 2024 14:22
Prokuroria dhe gjykata e Lezhës kanë rrëzuar pretendimin e policisë për përfshirjen e vëllait të deputetit socialist, Eduard Ndreca në kultivimin e kanabisit në zonën e Kashnjetit. 

 

Gjykata la në masën detyrim për paraqitje Armando Ndreca, paraditen e së shtunës, duke mbështetur në këtë mënyrë kërkesën e prokurorisë.

Ndreca dyshohet se, bashkë me persona të tjerë, ka ngritur një aktivitet të paligjshëm për kultivimin e lëndës narkotike, kanabis sativa.

Policia e Lezhës arrestoi dy persona në flagrancë, ndërsa Armando Ndrecën ë ndaloi, nën dyshimet se ishte pjesë e grupit. 

Por, mesa duket, prokuroria nuk ka identifikuar prova ose indicje për të mbajtur në qeli vëllain e deputetit dhe ka kërkuar masë të butë sigurimi, aq sa për të mos hedhur poshtë punën e policisë.

Deri më tani, publiku është mësuar që policia nuk guxon të prek familjarët e deputetëve rilindas, të dyshuar si të përfshirë në aktivitete kriminale.

Por rasti i Lezhës tregon që “drejtësia e reformuar” është edhe më dashamirëse me këtë kategori personash sesa vetë policia./Boldnews.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...