Meta: Më shpejt sekuestrohet SPAK se PL, koha e mposhtjes së kalbësirave

Saturday, 13 Prill 2024 17:45

Kreu I PL-së, Ilir Meta, nga Korça, atje ku ishte i pranishëm në një takim me strukturat e partisë, tha se më shpejt mund të sekuestrohet SPAK, sesa Partia e Lirisë.

“Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet. Të bëjnë hetime për kallëzimet që ne kemi bërë, sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do të jenë fatale”, tha Meta. 

 

Ai u shpreh se Partia e Lirisë do ta nisë nga vetja, duke i dhënë fund organizimit me gënjeshtra, mbështetur mbi parime të hekurta, që jo vetëm e bëjnë të padepërtueshme këtë parti nga diversionet e Edi Ramës dhe veglave të tij, në drejtësi, polici e në SHIK apo dhe në krimin e organizuar, që ka qenë shumë i interesuar për të ndërhyrë dhe për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë.

Sipas Metës, qeveria aktuale është e kalbur dhe mbahet vetëm me mekanizmat e Edi Ramës, ndërsa shton se zgjedhjet e 2025 i duken larg.

“Është koha e mposhtjes të një fuqie të kalbur, që bazohet në frikën e imponuar mbi qytetarët shqiptarë dhe mbi paralizimin që i ka bërë opozitës deri tani të ish-lidershipit të saj apo të segmenteve të saj, ka mbaruar. Viti 2025 më duket larg për ndryshim”, shtoi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...