Berisha: E premtja, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku hajdutin e shpërfytyruar

Diel, 14 Prill 2024 21:35

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te protesta e radhës që ka njoftuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita e bashkuar, kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë, për vjedhjen 100% të tenderave dhe parave të buxhetit nëpërmjet kompanisë private ‘5D’.

‘E premtja është dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: E premtja po afron, e premtja është dita e kryeqytetit, dita e ngritjes si vigan e qytetarëve të Tiranës për të përzënë për zverku, një qenie që nuk meriton kurrë të quhet njeri.

Për të përzënë për zverku një hajdut të shpërfytyruar që u thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë pemë, mbasi ka vjedhur pagesën e 1 milionë fidanëve.

Që u thotë qytetarëve se qyteti po pastrohet, paçka se nuk digjet asnjë kilogram mbetje dhe qytetarët kanë paguar për djegësin 130 mln euro.

Fjala juaj, vendimi juaj, veprimi juaj mosbindja juaj civile janë kryefjala e ditës, janë shpëtimi i Tiranës, janë shpëtimi i Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Tirana!

Fitore, fitore, fitore!

Fitorja na pret.

Fitore, fitore, fitore!  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...