Zagani: Mbrojtja e narkotrafikut në Shqipëri bëhet nga instancat më të larta

Hënë, 22 Prill 2024 19:57

Dritan Zagani, ish-shefi i antidrogës, gjatë emisionit “Task Force” në Syri Tv, duke folur për reportazhin e RAI3, tha se mbrojtja e narkotrafikut nga nivelet e larta të shtetit tashmë dihet.
 

Në këtë mënyrë ai shpjegon sepse në jo pak raste dalin të përfshirë emra të tillë si Saimit Tahiri dikur, apo Olsi Rama.

Zagani tha se pikërisht është kjo arsyeja pse ne quhemi Kolumbia e vogël e Europës.

Ai tha se edhe në rastet kur janë kapur rastet e trafikut, operacionet ose janë drejtuar nga partnerët, ose ata ishin pjesë e operacioneve.

“Shikoni me kujdes, në të gjitha rastet e suksesshme, operacionet janë drejtuar nga Prokuroria, ose ajo e Krimeve të Rënda, ose SPAK”, tha Zagani.

Ai tha se dokumentin që vuri me shpatulla për muri gjeneralin Italian Lisi e kishte vënë në dispozicion prej 10 vjetësh, por propaganda nuk e lejonte një gjë të tillë.

“Italia është e madhe, ka që shiten por ka edhe që nuk shiten. Vlera e fakteve tona, të hetuara nga ne, të zbardhura mediatikisht nga ne, çfarë vlere kishte në atë kohë dhe çfarë vlere ka sot”, tha Zagani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...