Berisha: Dokumentari i RAI-t faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të Hakmarrjes për Drejtësi të kokainës së Xibrakës

Hënë, 22 Prill 2024 20:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka komentuar investigimin e RAI-3.

Sipas kryedemokratit, dokumentari faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të Hakmarrjes për Drejtësi të kokainës së Xibrakës.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta ju dhe oratorëve tuaj të mrekullueshëm.

Demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, beteja jonë për të vërtetën, beteja jonë kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së shqiptarëve, beteja jonë kundër krimit dhe lidhjeve të tij ndërkombëtare, kundër korrupsionit dhe lidhjeve të tij ndërkombëtare, po ushton gjithnjë e më shumë në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

Mbrëmë publiku italian ndoqi një nga dokumentarët më tronditës në historinë e televizioneve italiane.

Ndoqi një dokumentar kushtuar mafies shtetërore shqiptare.

Një dokumentar të faktuar se qeveria, kreu i saj janë një mafie kokaine, janë një mafie heroine, janë një mafie droge, e rrezikshme për Shqipërinë, e rrezikshme për Italinë, e rrezikshme për Europën.

Të dashur miq, çdo orë që kalon, çdo ditë që kalon sjell dëshmi tronditëse se çfarë bëhet me fatin e shqiptarëve.

Se si luhet me fatin e tyre.

Se si shkelmohet mbi qenien e tyre.

Çdo ditë që kalon fakton kontrollin e plotë dhe total të asaj që iu serviret shqiptarëve si drejtësi e re, drejtësi e krimit, drejtësi e narkoshtetit, drejtësi e kleptokracisë.

Çdo ditë që kalon është një apel për ne që të marrim fatin në dorë.

Dokumentari faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të Hakmarrjes për Drejtësi të kokainës së Xibrakës.

Fakton ato që kemi denoncuar me qindra herë se Olsi Rama ishte personi kryesor me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn që instaluan në Xibrakë fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan, në të cilën u gjetën mbi dy tonelata drogë.

Tregon falsitetin e hetimit. Personi i panjohur Olsi Rama nuk u emërtua kurrë, ndonëse u fotografua, u filmua në të gjitha aktivitetet e klanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...