“Shpifësit” Bild-RAI 3 dhe të “shpifurit” Rama-Agaçi

Hënë, 22 Prill 2024 22:16
Nga Boldnews.al
 

“Shpifje, shpifje, shpifje”-bërtiste kryeministri Edi Rama teksa i numëroheshin deputetët me rekorde të frikshme kriminale. I mbronte deri në vetëmohim, akuzonte për shpifje mediat ndërsa dilnin njëri-pas tjetrit fakte me emrat e bashpëunëtorëve të tij të përfshirë në krime makabre, që nga akuza e vrasjes deri tek trafiku i prostitucionit në rrethana rënduese, përdhunim në grup dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Tronditjen më të madhe e mori në vitin 2019 ku i zënë ngushtë nga publikimi i audiopërgjimeve nga media gjermane Bild, duke iu referuar dosjes 184 të shitblerjeve të votave në Dibër, Rama kërcënoi se do e padiste për shpifje, e madje kishte kontaktuar avokatët gjermanë të nisnin procedurat… Propaganda funksionoi, aq sa në fund kur mbuloi skandalin në vend, u mundua të shitej si “lider zemërgjerë prej vizionari global”, që nuk do merrej me gazetarët.

“Shpifje-shpifje, shpifje”-bërtet sot edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i cili po quan “Rai 3” një televizion shpifës, e madje kërcënuar se do të padisë gazetarët e emisionit “Report” të cilët e konsideruan “avokat të trafikantëve”, i cili ka një histori të errët në të shkuarën veçanërisht në dyshimin deri në kurruptin të gjeneralit Italian Gjenerali i karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri, në vitet 2014-2015. Gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën në bregdetin shqiptar nga Artur Shehu, i dyshuar për lidhje me trafiqet e paligjshme. “Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”, thotë ndër të tjera gjeneral Lisi, në një bisedë me gazetarët e emsionit “Report”.

Ndërsa në vendin tonë shihet si “i frikshëm”, që nga Engjëll në dukje shpejt kthehet “djall” që tërheq fijet e errëta të politikës okulte, mediat italiane e cilësojnë pa hezitim si “avokat të trafikantëve”. I menjëhershëm ishte reagimi i Agaçit teksa shprehet se: “kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv ‘Report’ është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje ndaj ‘Report’”- thotë Agaçi në reagimin publik. 

Si dy të shpifur, (shënim: shpifës quhen ata që thonë diçka të pavërtetë qëllimisht, ndërsa ‘të shpifur’ ata që e pesojnë), si Rama ashtu edhe Agaçi, ndjekin të njëjtën linjë në gjoja mbrojtjen e integritetit dhe pastërtisë së tyre. Mediat shqiptare i frikësojnë me “prerje burimi” dhe linçimi, ato të huajat nuk kanë çfarë u bëjnë. Megjithatë Rama është një libër i hapur i shkruar aq keq sa autori ngjan me tjerrjen e prroit psiqik që njihet disi dendur në letërsi.

Nuk është vetëm “Engjëlli” i Ramës që thotë se do padisë për shifje mediat e huaja sepse u është cënuar “reputacioni”, por vetë kryeministri e ka nisur këtë sport kohë më parë sa për propagandë. Teksa bërtiste se do të padiste median gjermane Bild, në fund, pas pak muajsh tha se do të tërhiqej …

Rama nuk u tëhoq nga paditë se është “dashnor i medias së lirë”, por e kishte të qartë se nuk mund të bëjë “jaranin” në një gjykatë europiane që do ia rrëzonte pretendimet në një seancë të vetme. Faktet ishin aq ashiqare sa Rama u tut, duke bërë deklarata se kishte vendosur të “tërhiqej nga padia ndaj Bild” dhe se e kishte “falur” gazetarin që publikoi shkrimet që nëse do ishte në një vend tjetër paksa normal mjaftonin për ta rrëzuar nga qeveria e të mos përfshihej më kurrë me politikë, aq sa frymë të kish.

Po ashtu u tërhoq edhe nga padia për shpifje që do i bënte Ramush Haradinajt teksa ky i fundit e kishte akuzuar se qe bërë njësh me presidentin serb Vuçiç, duke i kërkuar në sy të ish-kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron që të hiqte taksën 100 % për mallrat serbe që futeshin në Kosovë. Edhe ndaj Haradinajt u “tërhoq”… Të jetë kaq “engjëll” sa të falë shpifjet dhe që i prekin pastërtinë e figurës? Histori e njohur për të shpëlarë edhe më shumë mendjet e tollovitura nga “Centri-Fuga” e Rilindjes! Basti është: Po Agaçi kur do të shprehet: “kam vendosur të tërheq padinë ndaj gazetarëve të emisionit Report”?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...