Berisha-Ramës: Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës? I ka për ty, i ka për familjen, i ka për klanin tuaj

Premte, 26 Prill 2024 22:15

Kreu i demokratëve i është drejtuar kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbrojten që ai i bëri të vëllait Olsit, pas akuzave të rënda të medias italiane se është i përfshirë në trafikun e drogës, duke thënë që kjo është një çështje personale.

‘Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës? I ka për ty, i ka për familjen, i ka për klanin tuaj’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: A ka vend në botë, pasi narkotrafikanti regjistrohet në çdo takim me trafikantët, në çdo udhëtim me trafikantët, në çdo mbledhje me trafikantët dhe policia, meqenëse ishte i vëllai i kryeministrit e regjistron në procesverbale si personi i paidentifikuar.

Kurse TIMS, që është kompjuter, e regjistron 18 herë si Olsi Droga, Olsi Droga, Olsi Droga.

Dhe tani, Edi Droga u thotë shqiptarëve, pasi shante me gjuhën e njeriut më ordiner, pasi shante si gojështhurur, nxjerr me dokumente dhe tregon se Olsi ishte personi i paidentifikuar, tani kur ia publikon media italiane, është çështje personale, thotë.

O i pafytyrë, a ke vëlla ti apo jo? Si qenka personale që yt vëlla të kryesojë trafiqet e drogës?

I ka për ty, i ka për familjen, i ka për klanin tuaj.

Kjo qenka, Shqipërinë po mbron ti? Cilën Shqipëri po mbron ti? Ti mbron veprat e zeza të vëllait tënd dhe të tuat. Ti mbron mafien që ndërtove. Ti mbron narkoshtetin që ndërtove në Shqipëri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...