Sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, Meta: Derisa Shqipëria të shohë dritë

Saturday, 27 Prill 2024 10:44

Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta ka hyrë në një proces rithemelimi dhe sot mban Konventën e saj Kombëtare, ku pritet të marrë vendime të rëndësishme lidhur me strukturat drejtuese dhe prioritetet e reja.

 

 

Kryetari i PL, Meta, me bashkëpunëtorë të tij, ka ndjekur deri në orët e vona të së premtes, të gjitha përgatitjet që po bëheshin në sallën e Pallatit të Kongreseve ku do të mbahet takimi.

“Mirëmbrëma nga Pallati i Kongreseve!-  përshëndeti Ilir Meta me një video ku shfaqej me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. - Nuk ka natë, ka vetëm ditë derisa Shqipëria të shohë dritë dhe të ketë diell për të gjithë shqiptarët!

Të dashur delegatë dhe të ftuar në Konventën tonë Kombëtare, të shtunë ju presim këtu në Pallatin e Kongreseve, në ora 10:00, ku do të miratojmë 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus. Fitore për Lirinë e të gjithë shqiptarëve!”

E ftuar nderit në Konventën Kombëtare të Pl është znj.Edita Tahiri nga Kosova, një simbol i përpjekjeve të vajzave dhe grave shqiptare për emancipim, për liri, për dinjitet dhe për të realizuar ëndrrën tonë që shqiptarët të jenë të bashkuar në Europën e Bashkuar, siç e përcaktoi Ilir Meta.

Më 12 prill 2024, kur njoftoi për zhvillimin e Konventën, kreu i PL nënvizoi se "është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...