'Rama, supermafiozi që i del emri në të gjithë botën' - Berisha nxjerr artikullin e televizionit kombëtar të Belgjikës

Saturday, 27 Prill 2024 12:12

Lideri i opozitës, Sali Berisha, vërejti sot se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po shfaqet  si supermafioz në mediat e gjithë botës. Berisha ka publikuar një artikull të ri kushtuar Edi Ramës, kësaj radhe nga televizioni kombëtar i Belgjikës RTL.be. 

"Pas RAI 3 dhe RTL, - shkruan lideri i opozitës në Fb - televizioni kombëtar i Mbretërisë së Belgjikës nxjerr emrin e Ramës të lidhur me trafikantë droge në të famshmen dosje “Shqiponja e Zezë”! Shqiptarë në këmbë! O sot o kurrë! Këtu më poshë keni artikullin e RTL" ftoi ai. 

 

Media belge - emri i Edi Ramës del në një dosje pastrimi parash drοge

"Në Gjykatën Penale të Brukselit u zhvillua këtë të premte një seancë ndaj një shqiptari të identifikuar si Arben I., i cili akuzohet për përfshirje në një organizatë të trafikut të drogës dhe për pastrim të shumave të mëdha të parave. Media e njohur belge rtl.be ka raportuar me detaje se çfarë ndodhi në seancë duke cituar se në dosje përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas saj, ishin avokatët Cédric Vergauwen dhe Christophe Van Der Beesen të cilët u shprehën se shqiptari ishte gjykuar një herë për këtë çështje në Spanjë dhe Itali dhe se prokurorët belgë nuk kishin sjellë ndonjë provë të re. Në këtë dosje që ka marrë emrin “Shqiponja e Zezë” akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Avokati Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. bazohen në informacione që vijnë nga dosjet e huaja. Lidhur me dosjen italiane të realizuar në bashkëpunim me Gjermaninë ai thotë se “nuk të çonte në asgjë”. Ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi “non bis in idem” pra që nuk mund të gjykohesh dy herë për të njëjtat fakte.

Më 18 prill, prokurori kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale me një organizatë të ngjashme me qendër në Majorka.

“Prokurori pohoi gjithashtu se Arben I. ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama” – thuhet në shkrimin e RTL.be

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...