Veliaj online në këshillin bashkiak: Dëshmova tek SPAK, një organizatë e disiplinuar e PS-së

Tuesday, 30 Prill 2024 20:49

Pasi ndejti 8 orë në SPAK ku është marrë në pyetje në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve, Erion Veliaj i është bashkuar online mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës.

Duke folur në mbledhje, Veliaj vazhdoi me të njëjtën gjuhë edhe kur doli nga SPAK.

 

SPAK-un Veliaj e cilësoi si një organizatë të disiplinuar të PS-së, ndërsa prokurorët dhe oficerët e BKH-së i cilësoi si kolegë socialistë.

‘Forca jonë politike po bën institucion.

Pashë një organizatë të disiplinuar, pashë një organizatë të mençur, pashë staf të Republikës së Shqipërisë që me votën e PS-së dhe me buxhetin e PS-së, ka arritur të ndërtojë një institucion për tu pasur zili.

Takon njerëz të përgatitur me pyetjet, që njohin kronologjinë e ngjarjeve, bëjnë pyetje të sakta.

Sqarova çfarë gjeta në bashki e Lul Bashës me 37 euro toni, e nuk po e akuzoj atë sepse ishte projekt i IFC-së dhe Bankës Botërore.

Unë e shijova vërtetë si një eksperiencë profesionale, mënyrën se si komunikova me kolegët e SPAK, por unë dua të inkurajoj Altin Dumanin, skuadrën e tij, që të ecin vetëm përpara. Ne mund të mërzitemi, kur ka kolegë që të sqarojnë gjëra, por vetëm duke i sqaruar mund të ecim përpara’, tha Erion Veliaj duke folur në mbledhjen online të këshillit bashkiak.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...