'Investitori strategjik' i Ramës përfundon në SPAK, burri i Xhaçkës refuzon t'u përgjigjet gazetarëve

Premte, 03 May 2024 16:43
Ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, i cili së fundmi ka marrë dhe statusin e investitorit strategjik është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
 

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka qëndroi për më shumë se 4 orë në SPAK, ku raportohet se është thirrur për të dhënë deklarime si person në dijeni për hetimin e nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë, në lidhje me abuzimet me një sipërfaqe toke prej gati 11 mijë m2 në Dhërmi.

 

Artan Gaçi ishte paraqitur edhe më herët në SPAK në tetor të vitit të kaluar pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.

Pak kohë më parë, Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka vënë shiritin e sekuestros edhe sipërfaqes së dytë të truallit të investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi në bregdetin e Dhërmiut. Sipërfaqja prej 5080 m2 është një nga dy sipërfaqet, regjistrimi i së cilave dërgoi në qeli ish-kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Sipas SPAK, nga hetimi paraprak ka rezultuar se të dyshuarit e kësaj çështjeje kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të sipërfaqes së sekuestruar, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

SYRI TV ka siguruar pamjet ku bashkëshorti i Olta Xhaçkës shihet duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.

Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...