Avokati i njohur: Rama kontrollon gjyqësorin, Gjykata Kushtetuese është tërësisht rilindase

E mërkurë, 08 May 2024 21:55
Avokati i njohur Sokol Hazizaj, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë.
 

Hazizaj u shpreh në SYRI TV, se Edi Rama është njeriu që kontrollon gjyqësorin, ndërsa akuzoi se Gjykata Kushtetuese është tërësisht rilindase, ndërsa Gjykata e Lartë jep vendime të njëanshme. 

 

‘Ne jemi në një realitet shumë të hidhur, ku Gjykata e Lartë gjykon në mënyrët ë njëanshme dhe të paragjykuar.

Hiqet si gjykatë e ligjit, por në të vërtetë, pasojë e dëshirave ndonjë çështje e çon në gjykim, kur palët paraqiten për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe në pjesën më të madhe të çështjeve, merr vendimin e mos pranimit me qëllimin që të heqin qafe çështjet.

Gjykata e Apelit nuk i lexon fare vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e një gjykate që është tërësisht e anshme dhe rilindase, nuk ka lidhje fare me një Gjykatë Kushtetuese të një vendi normal, ka vetëm me emërime, vendime që vijnë vetëm në favor të shtetit.

Unë i besoj kryeministrit kur flet për gjyqësorin në mbledhjen e grupit parlamentar, sepse ai e menaxhon, administron dhe orienton Gjykatën  Kushtetuese.

Gjykata e Apelit nuk ka mundësi kohore të shqyrtojë dosjet. Ajo në pjesën më të madhe vepron në dhoma këshillimi në vendimmarrje të saj.

Sot nuk bëhet fjalë për dështim apo sukses, sot bëhet fjalë për një realitet përtej dështimit’, tha avokati Sokol Hazizaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...