Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, kundër Ballkanit të Hapur

Hënë, 13 May 2024 15:25
Shkup, 13 maj –  Shtypi maqedonas shkruan sot se qeveri e re e Maqedonisë së Veriut do të ketë edhe vendime të reja dhe siç mësohet "nga takimi i realizuar mes Vlen dhe VMRO-së, është rënë dakord që të dilet nga kjo inciativë apo ide e dështuar. Çfarë dobie sjell heqja dorë nga Ballkani i Hapur?! Në parim është një vendim që është dashtë të merret shumë më herët pasi Ballkani i Hapur është ide përmes të cilës tentohet të zëvendësohet Procesi i Berlinit, dhe me këtë me automatizëm reflektohet një pavarësi nga BE e ky është gabim", shkruan Zhurnal.
 

VMRO-Vlen, dakord që vendi të largohet nga Ballkani i Hapur 

 

VMRO-DPMNE dhe koalicioni Vlen në takimin e realizuar siç është informuar kanë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme. Duke cituar burime nga takimi, Alsat ka njoftuar se VMRO-DPMNE dhe Vlen janë marrë vesh për daljen e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.

“Vlen ka kërkuar dalje nga Ballkani i Hapur dhe një ide e tillë është përqafuar nga VMRO-DPMNE”, raportoi Alsat.

Kjo si duket është arritur parimisht ditën e takimit kur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vllado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, u pritën në selinë e Vlen në Shkup nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Biljal Kasami dhe Afrim Gashi.

Nëse me punë të tilla fillon qeveria e re i bie që po punojnë në interes të zhvillimit dhe progresit të vendit dhe shumë lehtë po gjejnë gjuhë të përbashkët dakorduese si partnerë të koalicionit.

Pse është e dëmshme ideja e Ballkanit të Hapur.

Tentativat për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiçit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiç bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan. Por, lëvizjet e fundit po tregojnë që akoma nuk janë bindur sa e si duhet që kjo ide është e gabuar.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë parashikuar si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat, " përfundon Zhurnal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...