'Interesi i vendit është sakrificë '- Meta: Një Agim i Ri po lind!

Tuesday, 14 May 2024 10:30
Avokati i njohur Genc Gjoktaj e ka përshendetur kryediplomaten e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, për mendimet dhe gjykimet e saj të kthjellëta, pas intervistës që dha në “Çim Peka Live”. Në një mesazh konçiz në Fb, Gjokutaj citoi: “Interesi i vendit është sakrificë! Rruga e lehte është korrupsion! - Konkluzion nga dëgjesa me Ministren e Jashtme te Republikes se Kosoves Zonjes Donika Gërvalla-Schëarz!”
 

Menjëhërë këtij mesazhi i është përgjigjur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kujtoi thënien apostolike të Dritero Agollit “Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi!”  

 

“Dritëroi nuk kishte frikë fare nga vdekja, - shkroi ai, -  se e dinte që kishte bërë gjëra të mëdha, po linte vepra të mëdha dhe vargje të përjetshme, por edhe thënie të mëdha se halli e kishte detyruar edhe të bashkëjetonte me mashtruesit pa qenë kurrë i tillë.

Por një Agim i Ri po lind i dashur avokat, - i kujtoi Meta, Gjokutajt, - si ai Ylli i Mëngjesit në Krujë, siç e përmend Longfellow te poema e tij kushtuar Skënderbeut! Pesë prioritetet për 4 milion shqiptarë plus, janë ilaçi më i mirë edhe për mashtruesit që kanë filluar negociatat për të zëvendësuar shqiptarët me "proletarët e gjithë botës"! Iku Internacionalja e mashtruesve, avokat!  Iku, sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të iki!” përfundoi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...