Berisha: Java që kaloi, ishte një javë e zezë. Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare

Diel, 19 May 2024 22:13
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur javë të zezë javën që kaloi, pasi kryeministri Edi Rama vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare.
 

Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresë’, Berisha theksoi se ‘Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit, truall që në total shkon në 4 miliardë euro’.

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të  përzemërta të dashur qëndrestare e qëndrestarë, burra dhe gra të pamposhtur.

Shpreh mirënjohjen e pakufishme për qëndresën tuaj, fjalët tuaja, dhe platformën e parlamentit të lirisë, me të cilat mbroni kauzën, mbroni të drejtën, të vërtetat e  mëdha të këtij kombi dhe këtij vendi.

Miqtë e mi!

Java që kaloi ishte një javë e zezë për lirinë e shqiptarëve.

Ishte një javë e zezë në themele të shoqërisë shqiptare, pronës.

Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të dashur miq!

Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro.

Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.

Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë.

Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë.

Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...