Protesta e radhës të hënën e 10 qershorit/ Balliu-policisë: Çdo arrestim do shikohet si provokim ndaj opozitës

Tuesday, 04 June 2024 17:55
 
 

Opozita mbylli protestën e dhjetë para Bashkisë së Tiranës dhe lajmëroi se protesta e radhës nuk do jetë të martën e ardhshme, por të hënën e 10 qershorit në orën 11.00.

Protesta do mbahet të hënën pasi të martën do jetë gjyqi për vulën e PD në Gjykatën e Apelit.

 

Kurse koordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu gjatë fjalës në protestën para bashkisë së Tiranës, ka paralajmëruar policinë, se çdo arrestim do të shikohet si provokim ndaj opozitës dhe qytetarëve.

‘I bëjmë thirrje policisë, të gjithë ata të cilët sot kanë marrë përsipër çdo qytetar të këtij vendi, ne nuk tërhiqemi. Nuk do të tërhiqemi deri sa në këtë vend të funksinojë ligji, kushtetuta dhe në burg të shkojnë ata që vjedhin qytetarët dhe jo qytetarët që protestojnë kundër vjedhjes.

Çdo arrestim do të shikohet si provokim i rëndë, ndaj popullit që proteston, ndaj çdo qëndrestari dhe qytetari, dhe ndaj opozitës.

Ditën e enjte e gjithë Shqipëria, çdo njeri që është kundër drogës do të jetë para parlamentit, në mbështetje të deputetëve të nderuar të cilët kanë denoncuar trafikun e drogës në atë parlament, lidhjet e krimit të organizuar.

Të gjithë bashkë ditën e enjte në orën 10:00 tek parlamenti.

Është koha të arrestohen ata që vjedhin, është koha të arrestohen Durim Bamat e qeverisë, Valter Bamat e qeverisë, të gjithë ata që vjedhin dhe jo qytetarët e ndershëm’, tha Balliu gjatë fjalës së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

Politikë

Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

  Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani. Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive...