Bardhi: Nëse tentohet heqja e mandatit të Berishës në mënyrë antikushtetuese, do cilësohet sulm ndaj popullit opozitar

E mërkurë, 19 June 2024 10:35
 
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tregoi se çfarë do të ndodhë tashmë, pas marrjes së vulës me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin’, Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë hap në shkelje me kushtetutën përsa i përket mandatit të kryedemokratit Sali Berisha, dhe nëse një e tillë ndodh, atëherë do të jetë një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar.

 

Bardhi: Kemi një plan A sa i takon mandatit. As nuk më shkon në mendje që do ketë hapa në kundërshtim me kushtetutën. Do ishte një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar, sa i takon fushatës, strategjisë së fushatës, kushtet në të cilat ndodhet kryetari i partisë, apo për shkak të kësaj edhe partia, në tërësi do duhet që në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ne të marrim vendimet apo të përcaktojmë strategjinë më të mirë për Partinë Demokratike për të kaluar pengesën.  

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...