Ekspertja: Pse SPAK nuk ndjek paranë e kompanive që ka hetuar, pse nuk bllokon ‘5D’

E Enjte, 20 June 2024 12:44
 

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me skandalin e inceneratorëve se kush pritet të digjet tani.

Gjatë bisedës, Shehaj tha se SPAK nuk po ndjek paranë e kompanive që ka hetuar e bllokuar, por i ka lënë të lira.

“Se si mund të mos dalë sterilizimi subjekt me rrisk, nuk e di.

Se si mund të mos dalë check up, subjekt me rrisk, nuk e di.

Se si mund të mos dalë inceneratori i Tiranës, subjekt me rrisk, nuk e di. 

Se di se pse nuk dalin këto subjekte risku.

Si është e mundur që SPAK i mban nga 3-4 vjet atje në hetim dhe administrata tatimore nuk ushtron kontrolle të thelluara, me strukturat e hetimit tatimor, që të kontrollojë jo vetëm kompanitë satelite, që këta përdorin, por ka mundësi dhe akses sepse ka marrëveshje me administratat europiane, amerikane, bankat dhe të ndjekë paratë.

Ka një administratë prej 1600 vetash për ta ndihmuar pikërisht tek ajo që ne çalojmë, ndjekja e parasë, dhe SPAK nuk e bën.

Pra këto historitat e SPAK se është i mirë, po punon, se ka bllokuar inceneratorin e tij, është veprimi minimalist.

Por ndërkohë SPAK nuk bllokon 5D, nuk bllokon kompanitë satelitë, përkundrazi kompanitë për të cilat është në burg Lefter Koka, Alqi Bllako dhe akuzohet Klodian Zoto, po të shikosh bilancet e disa kompanive VIP në QKB, këto kompani kanë ushtruar aktivitet edhe në kompani të tjera VIP.

Kjo është ajo fasada që ndodh në Shqipëri, dhe SPAK nuk kërkon as ndihmë as suport, sa nga tatimet, as nga ekspertët dhe as të ekspertizës që ushtrohet nga grupi i ekspertëve që punojnë në PD”,  tha Brisida Shehaj 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...