Letër e tretë e hapur drejtuar SPAK

Diel, 23 June 2024 16:53
 
Nga Jamarber Malltezi 
 

Nënshtrimi i SPAK ndaj Edi Ramës dhe Soros-diplomatëve ka dëmtuar jo vetëm demokracinë dhe shtetin ligjor por krijoi edhe të burgosur politike në Shqipëri

Në vijim të dy letrave publike,1-2, që i kam drejtuar SPAK për të cilat “afërmendsh” nuk ka asnjë përgjigje, le të shohim edhe injorimin e shtetit ligjor dhe krijimin e të burgosurve politike pas 33 vitesh demokraci në Shqipëri.

Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes – Resolution 1900 (2012)3:

Një person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’:

a. nëse arresti është vendosur në dhunim të një prej  garancive themelore të përshkruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut...;

b. nëse arresti u vendos për arsye të pastra politike pa lidhje me ndonjë vepër penale;

c. nëse, për arsye fort politike, gjatësia e arrestit ose kushtet janë qartazi jashtë përmasave të veprës penale që personi gjendet fajtor apo i dyshuar;

d. nëse, për arsye fort politike, ai ose ajo është arrestuar në një mënyre diskriminuese krahasuar me persona të tjerë; ose

e. nëse arresti është rezultat i procedurave të cilat ishin qartazi të padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike të autoriteteve.

Kushtetuta u shkel në rastin e masave ndaj liderit të opozitës Prof. Dr. Sali Berishës. Në shkelje të Kushtetutës (N.71) dhe jurisprudencës së GJEDNj Berishës ju ndalua vajtja në Parlament pa vendim të formës së prerë. U caktua gjyqtare në konflikt interesi dhe e kapur në vepra penale për t’u shantazhuar. U caktuan masa arresti pa u pyetur kurrë as Prof. Berisha e as Prof. Malltezi. U pengua mbrojtja ligjore duke mos i lënë asnjë ditë kohë për të shqyrtuar 42 fashikuj, ndërsa gjyqtarja me tre mbiemra caktoi për avokat mbrojtës dikë që kërkonte arrestimin e Berishës. U vendos ndalimi i komunikimit si masë antiligjore pasi është hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017 pasi bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut.

Shqiptarët mbajnë mend sesi Taulant Balla hynte e dilte në SPAK duke e kthyer në zyrë shërbimesh personale dhe kreu kallzim penal sikur toka e 5 prej familjeve themeluese të Tiranës ishte shpronësuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane (e dinte Jakomonin per Jako Mane). Kjo u vërtetua si kallëzim i rremë, vepër penale e dënueshme (Neni 305 KP), por prokurorët politike – një prej të cilëve e promovuar nga Taulant Balla nga Elbasani në SPAK – “afermendsh” nuk guxojnë të zbatojnë ligjin.

Perveç ketyre fakteve, interesante janë edhe standardet e dyfishta të prokurorëve në rastin e Berishës në mënyrë diskriminuese krahasuar me disa shembuj të Edi Ramës.

Pesë familjeve të vjetra të Tiranës ju kthye prona e tyre pas një kalvari të gjatë 15-vjeçar nga 1995 deri më 2009. Prokurorët shkruajtën se dyshojnë korrupsion pse pronarëve Tiranas ju kthye prona e të parëve të tyre – e vjedhur nga komunistët – pas 15 vitesh procedura, përfshi edhe pagesën e afro 800,000 USD (720,000 USD me para në bankë dhe 80,000 USD me bono privatizimi) nga pronarët e ligjshëm për të blerë objektet e rrenuara dhe të uzurpuara. Nga rreth 44,500 m2 që morën trashegimtarët ligjore të 5 familjeve pronare, Prof. Malltezit nga prona e gjyshes se tij i takoi 410m2, ose me pak se 1% e saj.

Nga ana tjetër, Edi Rama veç me 1 cope letër (VKM 183 date 9.3.2016) i dhuroi 37,000 m2 tokë përfshi 5,160 m2 ndërtesa për vetëm 1 € shoqerisë që drejtohet nga vëllai i Edi Rames. Nuk ju kthye pronarëve të ligjshëm (familjeve Deliu dhe Lici) pasi reparti ushtarak ishte në Planin e Përhapjes të Forcave të Armatosura POR në dhunim me ligjin iu dha vëllait te Edi Ramës për të kryer veprimtari private sportive dhe biznesi!

Pra, të të dhurojë vellai 37,000 m2 tokë publike dhe 5,160 m2 ndërtime mes Tiranës veç me 1 firmë të vet një ditë të bukur dhe veç për 1 euro qenka normale (nuk paska vepër penale), ndërsa t’i kthehet prona qindra familjeve trashëgimtare pas 15 viteve rropatje nëpër dhjetera institucione dhe të detyrohen të paguajnë edhe 800,000 euro për objektet e rrënuara e të uzurpuara ka dyshime për korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozitës se dhendri i tij del pronar i 1% të tokës! “Afermendsh” standard i bukur sipas prokurorëve.

Prokuroret Millonai dhe Kraja shkruajtën se ndryshimi i destinacionit të tokës nga sportive në banim ishte dyshim i bazuar për korrupsion për Prof. Berishën, por tani që rezultoi se e kreu Edi Rama, a ka nisur hetime ndaj Edi Ramës dhe drejtorëve të tij për këto ndryshime?

Rezulton se destinacionin e tokës për 7,000m2 e ndryshoi vetë Edi Rama me firmën e tij në KRRT e drejtuar prej tij me 8 Qershor 2006. Një muaj më herët (12.05.2006), Këshilli Teknik i KRRT (i përbërë nga 10 drejtorë të besuar të emëruar nga vetë Edi Rama) për interesa të dyshimta të miqve të Edi Ramës ndryshoi destinacionin nga sportive në banim (i) pa kërkesë të pronareve të tokës, (2) para se pronarët e tokës të kishin ndonjë kontratë zhvillimi me kompani ndërtimi dhe (3) para se të kryhej privatizimi. Dy vite me pas me vendim nr. 238 datë 27.12.2008 të KRRT, Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjithë zonës së madhe nga sportive në Zonë me parametra të lartë urban.

Pra, nëse destinacionin do e kish ndryshuar Berisha do kish dyshime për korrupsion, por meqë e ka ndryshuar Edi Rama prokurorët nuk shprehen, e biles as nuk e permendin emrin e keqbëresit Edi Rama. Në shtet ligjor, prokurorët hetojnë çështje apo persona sipas urdhërit?

Interesant edhe rasti që u bë publik tek ish Klubit Sportiv Dajti. Pronarët e tokës t’a gezojnë pronën e të parëve të tyre, por keqpërdorimi i prokurorëve është tregues i qartë i standarteve të dyfishta: (1) Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës e kish caktuar “Zone Sportive”; (2) Plani i Detajuar Vendor i zonës e ka detajuar zonën sportive; (3) Në Tetor 2023 Bashkia shpalli tender për rehabilitimin e fushave sportive; (4) po në Tetor 2023 Edi Rama në dhunim të Planit firmosi leje ndërtimi 41 kateshe! Ku ndodhet SPAK për Edi Ramën?

Prokurorët fshihen e nuk guxojnë të shprehen as kur del se Edi Rama ka shkaktuar dëm financiar 320,000 Euro të vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë. A i detyron ligji për të mbrojtur paratë publike apo ç’e deshe? Janë të njëjtët prokurorë që kryen shkelje kushtetuese, duke sekuestruar dosje civile e mos lejuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor veç për të mbrojtur në mënyrë të kundraligjshme Taulant Ballën.

“Afermendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë në (SPAK)” por afermendsh që SPAK është nën urdhrat politike të Edi Ramës dhe nuk guxon as ti përmende emrin.

Rregjimi ka vendosur në arrest liderin e opozitës pa asnjë fakt, deshmi apo provë, për arsye se dhendrit të tij ju kthyen 410 m2 tokë e vjedhur nga komunistët. Vijojnë arrestin se kinse po hetojnë nëse ka pasur apo jo masa kunder zjarrit ndërtimet ne 2010-2012 apo nëse ka pasur oponence teknike projekti i arkitektit Daniel Libeskind. “Afermendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojme ne” – shkoi deri në shkelje kushtetuese.

Ndërkaq, Edi Rama ka grabitur mbi 6 miljon m2 troje në bregdet duke i ndarë me miqtë dhe të afërmit e tij, përfshi 4 VKM personale veç për të vjedhur tokë të lënë vakëf për shkollë. Baxhanaku i Edi Ramës (Franku) ka përfituar 51 tendera publike me vlerë totale 21.7 milion euro, dhjetëra prej të cilave kanë qenë tendera sekrete. Edi Rama i ka dhëne thjeshtrës (stepdaughter) qindra mijera euro nga tendera publike, dhe vëllait të vet i dha 37,000 m2 tokë që nuk pranoi ti kthehej pronarëve. Gruas së vet, Lindës, i bëri pallat në pajë. Ish kreu i ILDKP (Zana Xhucka) që guxoi ti kërkonte shpjegime gruas së Edi Ramës për pallatin në pajë që nuk ka asnjë faturë, u shkarkua me urgjencë nga Edi Rama.

Ku është SPAK? A ka filluar hetim për ndonjë nga këto vjedhje të parave dhe trojeve publike? A ka vendosur në arrest Edi Ramën ndërkohë që kryen hetime? Apo Edi Rama është mbi ligjin dhe SPAK nuk guxon as të përgjigjet në letrat e hapura e jo më largqoftë të hetojë?

SPAK ka në arrest Berishën pa pasur asnjë lek para publike dhe nuk heton Edi Ramën për dhjetera milion euro tendera, 37,000 m2 tokë dhe pallat në pajë. Arrestimi në mënyrë diskriminuese është pjesë e përkufizimit të burgosjes politike sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – Resolution 1900.

Kemi parë sesi Soros-diplomatë në dhunim të etikes dhe shtetit të së drejtës si Gabriel Escobar5 (me 10 December 2021) dhe Ambasadorja Kim6 kërkuan që SPAK të procedoje Berishën. Edi Rama që kontrollon gjithshka në Shqipërinë moniste, kërkoi publikisht që SPAK të ndëshkojë Sali Berishën në Kongresin dhe Asamblenë e PS në 2022.7 Siç shihet qartë nga dokumentet e dosjes hetimore, prokurorët e SPAK kanë kryer veprime fill pas ketyre urdhërave duke hetuar 3 breza deri tek mbesat e Sali Berishës qysh në kohën kur ato nuk kishin lindur ende.

Ndërhyrja dhe presioni ndaj sistemit të drejtësisë, vënia e drejtësisë nën urdhërat politike dhe presionet e Edi Ramës e Soros jo vetëm që janë vepra penale (si në Shqipëri edhe në SHBA), por njëherësh u përdoren për të luftuar opozitën, për të minuar demokracinë dhe dhunuar shtetin ligjor. Për herë të parë qysh prej rrëzimit të komunizmit në Shqipëri u rikthyen arrestimet politike dhe kjo është trishtuese si për demokracinë edhe për shtetin e së drejtës.

Sinqerisht,

Prof. Dr. Jamarber Malltezi

1 https://dosja.al/politike/malltezi-i-dergon-leter-te-hapur-spak-a-e-dine-veten-mbi-ligjin-spak-dh- i354740

https://www.syri.net/op-ed/678359/leter-e-dyte-e-hapur-per-spak/

3 https://assembly.coe.int/nw/xml/XRef/Xref-XML2HTML-en.asp?fileid=19150&lang=en

4 https://www.sali berisha.com/_files/ugd/13e201_e6796b9a329e4408944cd58a62ab6154.pdf

23 Qershor 2024

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...