Topalli: Shqipëria gjithmonë e fundit në çdo renditje që ka të bëjë me mirëqenien

Tuesday, 25 June 2024 00:17
 

Ish kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli pjesëmarrësë në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha,  mbajti fjalën e saj.

Topalli, teksa shprehu krenari për qëndresën 170 ditore në saj të së cilës PD arriti të rimarrë vulën, shtoi se Shqipëria është vendi i fundit në Europë, dhe jo vetëm në rajon,  në çdo renditje që ka të bëjë me mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe cilësisë së jetesës së tyre. 

 
 

Sot jemi në një situatë në të cilën në sajë të betejës, së përkushtimit, në sajë të sakrificës, qëndresës prej 170 e ca ditësh kemi arritur të marrim vulën, të ndalim përçarjen dhe të ngrejmë çështje të mëdha në parlament.

Kemi arritur që çdo ditë në të ftohtë, në të nxehtë, të vazhdojmë në rezistencën tonë, kemi arritur që çdo javë  të luftojmë dhe të ngrejmë zërin kundër korrupsionit të bashkisë.

Kemi arritur që çdo javë në parlament të shpallim të gjitha, protestat tonë kundra kësaj qeverie, pushteti, a si të ja vëmë emrin.

Nuk ka një vend tjetër në botë që të jetë në çdo rrethim në çdo përshkallëzim i fundit.

Po të keni lexuar raportin e UNICEF ata thonë që 47 përqind të fëmijëve shqiptarë jetojnë në varfëri ushqimore.

Këtu ka shumë nëna, motra, gjyshe, imagjinoni çfarë do të thotë për një fëmijë që nuk ka mundësi as për tu ushqyer.

Po t’ja thuash këtë një vendi normal ato e kanë të vështirë ta kuptojnë sepse aksesi ndaj ushqimit është e drejta e parë më elementarja.

Duhet të kesh një shpirt kriminal që të mos i japësh çdo familjeje shqiptare, mundësinë të ushqejë fëmijët e tyre,që nesër do bëhen qytetarë të ndershëm të këtij vendi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...