Agjencia AFP: Shuhet Kadare, ishte një dritë në ditët më të errëta të Shqipërisë

Hënë, 01 July 2024 11:28
 

Mediat më të mëdha ndërkombëtare kanë nisur të raportojnë për vdekjen e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Agjencia e madhe franceze, AFP shkruan se Ismail Kadare ishte një dritë e shndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë. 

 

“Romancieri Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, përdori penën e tij si një armë të fshehtë për t'i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Tregimi i tij i sofistikuar – shpesh i krahasuar me atë të George Orwell ose Franz Kafka – përdorte metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985,” shkruan agjencia.

“Kohët e errëta sjellin surpriza të pakëndshme, por të bukura”, pati deklaruar Kadare për AFP.

“Letërsia shpesh ka prodhuar vepra madhështore në epokat e errëta, sikur të kërkonte të korrigjonte fatkeqësinë e shkaktuar mbi njerëzit,” tha ai.

“Romanet, esetë dhe poezitë e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, duke e bërë atë romancierin më të njohur modern të Ballkanit,” thekson agjencia e njohur.

Modifikuar më Hënë, 01 July 2024 11:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...