Tani që mbetën vetëm dhe s’kanë më kë mashtrojnë, po ‘hanë’ njëri-tjetrin/ Alibeaj: Unë jam më i shpejtë se Luli në...

E mërkurë, 10 July 2024 12:00
 

Janë vetëm, ashtu siç kanë qenë përherë, por tashmë edhe zyrtarisht. Tashmë nuk kanë më kë të mashtrojnë me vula e me mbështetje nga jashtë, u duhet të ndajnë asgjënë. Dhe ndodhi ajo që pritej, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar ashpër shefin e tij, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si mik të paaftë.

Gjatë një interviste në median e Bollinos, 'Frontline Intervieë', Alibeaj ka thënë se Basha në politikë i përket të shkuarës tashmë, ndërsa shtoi se nuk i pëlqen pasiviteti i tij në një kohë që duhet të kishte reaguar pasi vula e PD-së i kaloi zyrtarisht Sali Berishës, duke e zyrtarizuar këtë të fundit në krye të PD-së. 

Alibeaj tha se ai nuk i lëshon miqtë, por ama në politikë kush nuk ka hapin e tij, ngelet një e shkuar.

Sa i përket “luftës” për vulën e PD-së, Alibeaj tha se Lulzim Basha nuk ishte i aftë të përballej me Sali Berishën.

Pra, sipas Alibeajt, atë nuk e ndjekin dot në politikë pasi e sheh vetën shumë të shpejtë dhe kush ngelet mbrapa ngelet, por Enkelejdi do vazhdojë përpara.

Pjesë nga thagmat e Enkelejdit:

Unë miqtë nuk i lëshoj. Në jetën time profesionale, miqtë nuk i lë. Ama në politikë kush nuk ka hapin tim ngelet një e shkuar. Qartësia është gjuha që një politikan duhet të flas. Kjo është kultura, qartësia shpërblen. Pozicioni im është për një formacion politik, sepse ka një shumicë shqiptarësh ku iu ka ardhur këtu Sali Berisha dhe Edi Rama.

Jo parti për parti. Kemi 135 parti. Duhet model i ri i përfaqësimit. Edhe mënyra e organizimi partiak. Partia e njishit. Parti që e kalëron dhe nuk zbret kurrë. uk heq dorë nga politika. Përpjekje ime është që gjithë ata njerëz 3 vite bëjnë betejë. Ka pasur dhe njerëz që nuk bënë betejë por nuk janë me politikën e vjetër. Është detyrim i imi që të bëjmë ç’është e mundur për të mos i lënë në mëshirë të fatit.

Bëj rrugëtimin tim. Rrugëtimi im është i imi dhe do vijoj pa u tërhequr. Njerëzit të cilët nuk e ndjejnë ngelen prapa. Kanë ngelur prapa grupi i madh që ikën viti i kaluar që kaluan tek Berisha. Sigurisht nuk kam koment, nuk është rruga morale që lanë betejën. Këtu ishim kur u anatemuan. Ca të tjerë u larguan më vonë tek Berisha. Mesa kuptoj edhe Lulzim Basha do të rrijë aty ku është. Duhet të japim një formacion politik që të jetë adresa e gjithë atyre demokratëve që të mos jenë në mëshirën e fatit as të Berishës dhe Ramës.

Nuk jam për t'u zvarritur në politikë. Jo për pasivitet dhe letargji. Si unë janë shumë. Nëse Basha zgjedhe që të mos e çojë përtej udhë e mbarë unë do vazhdoj përtej. Ishte i paaftë të bënte betejë me Berishën. Unë do vazhdoj përpara.

Modifikuar më E mërkurë, 10 July 2024 12:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...