Kreu i PD: Sa herë dëgjuat në 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt arritëm të bëhemi shumica e shqiptarëve

Saturday, 13 July 2024 09:45
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u kujtoi demokratëve sakrificat e tyre përgjatë tre viteve të fundit, si ato brenda partisë dhe ato me pushtetin kriminal të Edi Ramës.

‘Sa herë dëgjuat këto 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt arritëm të bëhemi shumica e shqiptarëve’, theksoi Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Prandaj, tani e tutje, fokusi dhe energjia jonë do shkoj vetëm në një detyrë, vendosjen e qeverisë teknike.

Çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitare dhe opozitar, çdo shqiptare dhe shqiptar që përjeton me dhimbje zbrazjen e tmerrshme të dheut të vet, duhet ta dijë se qeveria teknike është kushti i te gjitha kushteve që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Është detyrimi i të gjitha detyrimeve që ne si opozite shqiptarë kemi, është premisa pa të cilën nuk ka ndryshim, nuk ka votë të lirë, nuk ka rotacion.

Dhe për këtë, sot ne kemi mbështetjen e shumicës absolute të shqiptarëve.

Sepse ne e provuam qe jemi shpresa e vetme për Shqipërinë.

Dhe si shpresa e vetme e Shqipërisë, ne kemi misionin hyjnor për ta shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjeve të shqiptarëve e Edi Ramës.

Prandaj sot, le të ecim të vendosur drejt ndryshimit, drejt fitores.

Dhe nëse qëllon të keni dyshime, kujtoni pak: Sa herë keni dëgjuar se foltoret do të ishin dështim? Por me foltoret ne shpëtuam opozitën.

Sa herë dëgjuat që shqiptarët na kanë braktisur. Por në tre protesta, më 7 korrik të vitit 2022, më 20 shkurt dhe në protestën e djeshme ne thyem rekord pas rekordi për pjesëmarrje.

Sa herë dëgjuat këto 3 vite se Berishës i ka ardhur fundit, kur në fakt në 3 vite, arritëm nga një grusht opozitarësh në shumicën numerike dhe politike të shqiptarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...