QV Borsh/ Presion nga socialistët për të nxjerrë jashtë listat e votuesve, ndalohen nga sekretari i opozitës

Diel, 04 August 2024 11:06
 

Presionet ndaj komisionerëve në qendrat e votimit në Himarë nga socialistët janë rritur shumë, teksa PS ka marrë njerëzit e saj dhe kërkojnë me ngulm listat e personave që kanë votuar deri më tani.  

Denoncimet janë shtuar për komisionerët socialistë në QV, ndërsa ata nuk janë lejuar që të nxjerrin listat jashtë nga ana e sekretarëve të opozitës në komisione.  

Raportimet për presion nga ana e socialistëve janë bërë në QV Borsh, nga ku pala e mazhorancës në qendrat e votimit  kanë bërë kërkesë për të nxjerrë listat jashtë QV. Kërkesa ka ardhur nga njëri prej anëtarëve të PS në komision, për të konfirmuar se  kush ka votuar e kush ende jo.

Përmes kësaj lëvizje të komisionerëve socialistë shihet qartë tentative e PS, për të ndikuar mbi zgjedhësit në Himarë dhe për tjetërsimin e votës. Ashtu sikurse loja e pisët e patronazxhistëve të Ramës për të fituar në tavolinë rezultatin zgjedhor në favor të kandidatit të tyre socialist, Vangjel Tavo.

Kërkesa është kundërshtuar menjëherë nga sekretari i QV, pjesë e opozitës në komision, ndërsa kjo ka tensionuar jo pak gjendjen në QV Borsh.

Aktualisht situata është qetësuar, në një kohë kur pjesëtarët e opozitës përballen me presionin e socialistëve për të ndërhyrë në procesin zgjedhor për kryetar bashkie në Himarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...