Kur do të hapet qendra për emigrantët në Gjadër?/ "La Repubblica" zbulon detaje

Tuesday, 06 August 2024 11:21
 
Qendra e pritjes së emigrantëve në Gjadër

Media italiane “La Repubblica” ka publikuar një shkrim për kampin e emigrantëve në Gjadër. Sipas saj kampi në Gjadër pritet të hapet më 1 shtator.

"Testi i parë nga inxhinierët ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të qendrës së paraburgimit në Gjadër është caktuar në 20 gusht, i dyti që duhet të japë dakordësinë për dorëzimin përfundimtar në Ministrinë e Brendshme për 1 shtator. Dhe nisja e kontingjentit të parë prej 500 personash, përfshirë policinë, karabinierët, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë, është planifikuar gjithashtu për 20 gusht. Më herët ishin dhënë dy data të tjera për hapjen, por tashmë konfirmohet se fillimi i javës së katërt të muajit starton edhe misionin e ri për qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin të Lezhës", shkruan “La Repubblica”. 

Hapja e qendrës në Gjadër ishte parashikuar më 1 gusht, por u shty me disa javë, për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra në Portin e Shëngjinit, ku emigrantët do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, është gati.

Marrëveshja, e cila parashikon të sjellë në Shqipëri emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane, është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...