Endrit Habilaj selam SPAK-ut nga Austria me Mirel Mërtirin!

E mërkurë, 07 August 2024 20:22
 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, çdo ditë e më shumë, duket qartë që është në shërbim gjithnjë e më shumë, në cilësinë e noterit për mbulimin e çdo grabitjeje që bën Edi Rama dhe banda e tij. Suksesi i SPAK ka rezultuar shumë efikas për të gjithë aktorët e dorës së tretë, ndërsa për protagonistët, përfituesit fundor, gazetarët e propagandës dhe organizatorët ka qënë i pafat.

Në të gdhirë të datës 13 korrik 2024, SPAK i dërgon policisë së shtetit 8 urdhër arreste. Ndër ta dhe emrin e Endrit Habilaj. Në atë aksion askush nuk arrestohet pasi të gjithë ishin arratisur. Video që po bëjmë publike sot, tregon dhe njëherë, gjendjen e mjerueshme të strukturës që do duhej të luftonte korrupsionin por aspak të rastësishme. Kur kërkohej nga SPAK, Habilaj darkonte me Mirel Mërtirin, në Austri, në restorantin luksoz “Trattoria Toscana La No”, data është lehtësisht e verifikueshme nga SPAK. 

Mirel Mërtirit është një nga personat në kërkim, si personi i ngarkuar nga Rama dhe Veliaj për të drejtuar këtë aferë. 

Pikërisht kjo është gjendja reale e drejtësisë në Shqipëri, ku SPAK bën sikur godet personazhet e aferave korruptive të lidhur me kryeministrin Edi Rama apo kryebashkiakun e Tirnanë, Erion Veliaj dhe nga ana tjetër nuk i ndjek ata në vendet ku ata ‘arratisen’ dhe shijojnë arratinë të lirë, pa u ndjerë aspak të kërcënuar nga ‘drejtësia e re’.  

Kujtojmë se ‘Top Story’ u përdor nga Ben Blushi dhe Endrit Habilaj për interesa krejtësisht të dyshimta përgjatë viteve të fundit, ku autori i emisionit është kapur duke u paguar në disa kompani nga inceneratorët, që janë quajtur afera e shekullit.

Mirëpo surprizat për Altin Dumanin, ushtarin e kryeministrit nuk mbarojnë me kaq, SYRI do të zbulojë ditët në vijim edhe identitetin e personazheve në këtë video që janë bërë me blur.

Modifikuar më E mërkurë, 07 August 2024 20:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...