Balliu - drejtorëve të bashkisë: Në burg ju ka çuar vetë shefi juaj Erion Veliaj!

E Enjte, 08 August 2024 11:45
 

Sot në orën 11 ka nisur protesta e radhës e opozitës kundër korrupsionit që ka përfshirë bashkinë e Tiranës dhe aferave të rënda të kryebashkiakut socialist Erion Veliajt, të cilit tashmë i janë arrestuar pesë drejtues kryesorë të institucionit, bashkëpunëtorë të tij dhe anëtarë të shtabeve të tij elektorale në fushata.
Ndër folësit  në protestë që bënë denoncime dhe i bënë thirrje, organeve të drejtësisë, ishte edhe z. Klevis Balliu, Sekretar Organizativ në PD.

“Erion Veliaj duhet të kuptojë që jo ky Duman, por dymijë Dumanë të ketë ai, nuk shopëton dot nga vjedhjet që i ke bërë qytetarëve të Tiranës, - tha Balliu. - Për drejtorët e bashkisë që janë në burg, një pyetje kam për ata. A ju ka thënë Erion Veliaj juve se çfarë ka thënë në SPAK për ju? 

A e dini ju pse ju jeni brenda dhe ai që ju ka marrë copën e madhe, është jashtë? Se në fakt juve atje nuk ju çon drejtësia, se këtu drejtësi nuk ka, por juve në burg ju ka çuar vetë shefi juaj, Erion Veliaj ju ka çuar atje, sepse Erion Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet, kërkon të shpëtojë kokën duke arrestuar disa “ushtarë” mediokër.”

Ndaj unë ju ftoj që ta vazhdojmë këtë qëndresë. Ta vazhdojmë përballjen me Veliajn, me korrupsionin, sepse në Shqipëri për fatkeqësinë tonë kombëtare nuk ka drejtësi, por ka një pseudodrejtësi, të paguar nga qeveria me kolegët e kryetarit të bashkisë.

Dumani dhe prokurorët, të cilët nuk guxojnë të marrin paratë që u vidhen qytetarëve te inceneratori, janë ata që marrin copën e vet nga paratë që u vjedhin qytetarëve, pushtetarët e korruptuar. Ndaj ju ftoj ta vazhdojmë këtë protestë sot si çdo ditë tjetër duke e vlerësuar interesin qytetar dhe jo interesin personal, se ata që kanë interes personal nuk kanë guxim të vijnë e të përballen me bashkinë e Erion Veliajt.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...