Puckett: Analizat e kryera në Kinë tregojnë se mbetjet janë toksike dhe të rrezikshme, për mjedisin, shëndetin, sidomos fëmijët!

E mërkurë, 21 August 2024 21:12
 

Mbetjet toksike që dyshohet të jenë ngarkuar në Portin e Durrësit janë mbetje të rrezikshme për shëndetin.

Shqetësimi u ngrit nga Drejtori Ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett, i cili thotë se mbetjet e ngarkuara në Portin e Durrësit kanë një ndikim shumë negativ në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve, sidomos të fëmijëve.

Sipas tij, nga analizat e nxjerra në Kinë ka rezultuar se këto mbetje kanë përqindje të lartë plumbi, një material shumë i dëmshëm për mjedisin që ndikon dhe te rritja e fëmijëve. 

‘Ky material është ndotës, është hi dhe material me grimca që vjen prej shkrirjes së çelikut të ricikluar, nga makina e frigoriferë të vjetër. Krijojnë shumë ndotje e mblidhen në qese, dhe këto materiale kanë krom, plumb, materiale të rënda, përmban plastikë e kthehet në toksina të rrezikshme. Është mbetje e rrezikshme, e ka konsideruar BE e Bazel, si tejet të rrezikshme. Kur hidhet në tokë shkakton ndotje të rëndë. Veçanërisht janë të dëmshme për fëmijët dhe rritjen e tyre. Kampionët e plumbit në Kinë, të siguruara nga analizta kishin 8 % plumb, sasi e madhe ndotëse'.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...