Berisha: Revista më e madhe gjermane i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës

Saturday, 14 September 2024 21:14
 

Gjatë fjalës në tubimin e mbajtur para qytetarëve, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi edhe artikullin e Der Spiegel. 

‘Revista më e madhe gjermane i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës’, theksoi kryedemokrati gjatë fjalës së tij. 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E drejta del miqtë e mi, përveç kësaj, dje revista më e madhe e tokës gjermane dhe e vendeve gjermanfolëse, i bëri portretin më autentik narkodiktatorit të Tiranës.

I bëri radiografinë para publikut gjerman të gjitha aspekteve të narkoregjimit të Edi Ramës dhe jo vetëm nga ndonjë deklaratë nga opozita, por nga dokumente zyrtare ndërkombëtare.

Nga deklarata nga vetë mazhoranca.

Nga deklarata ndërkombëtare.

Nga fakte.

Uollter Mejer, ky publicist, ndër më të  njohurit e Europës, i bëri portretin Edi Ramës ashtu siç e ka, themeluesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Olsi Ramën, të lidhur këmbë e xhep me drogën, korrupsionin që ngrihet direkt te Edi Rama, vjedhjet, vjedhjet, vjedhjet.

Kontrollin total të drejtësisë së reformës së Xhorxh Sorosit.

Farsat e tij elektorale.

Miq, ndokush mund të thotë se ky është një artikull. Po, por ky është një artikull themelor i një publicisti me reputacion europian dhe botëror.

Dhe sot e tutje, cilido që i jep dorën Edi Ramës, cilido që përqafohet, e di se i jep dorën një zyrtari të korruptuar kokë e këmbë.

E di se i jep dorën një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.

E di se përqafohet dhe puthet me një narkodiktator dhe kjo nuk është pak.

Duhet t’i shpreh mirënjohje shtypit të lirë, të cilin Edi Rama ishte përpjekur ta intimidonte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...